• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Italia me “pasaporta imuniteti”
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Italia me “pasaporta imuniteti”

12 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Italia ka në plan të rrisë numrin e testimeve ndaj koronavirusit si dhe të përdorë teknologjinë e gjurmimit të kontakteve, sapo të përfundojë afati i masave kufizuese që pritet të jenë në fuqi të paktën deri më 3 maj.

Komisioneri i Posaçëm për Emergjencat ndaj Viruseve, Domenico Arcuri, tha për televizionin “SKY TG24” se italianët do t’i nështrohen testeve të detyrueshme të gjakut, që do krijonin siç tha ai, të ashtuquajturën sistemi i “pasaportave të imunitetit”.

Aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të mund të shkarkohen në celular do t’u mundësonin njerëzve të dinin nëse kishin qenë në kontakt me dikë i cili ka rezultuar pozitiv ndaj virusit. Atëherë ata do të mund të testoheshin në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Testet e gjakut që identifikojnë antitrupat janë ende duke u zhvilluar. Virologët kanë tërhequr vëmendje se testet nuk do të jenë një dëshmi se personi ka fituar imunitet, por do të japin informacion nëse një person ka qenë në kontakt me virusin. Nëse një test për antitrupa rezulton pozitiv, do të nevojiteshin thonë ata, të tjera teste për të mësuar nëse virusi është ende aktiv. Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj këtij lloj virusi.

Të premten Presidenti Donald Trump urdhëroi zyrtarët e administratës së tij të ndihmojnë Italinë në përpjekjet e saj ndaj koronavirusit duke i siguruar pajisje mjekësore, ndihmë humanitare dhe ndihma në forma të tjera. Në mesin e masave përfshihet vënia në dispozicion e personelit ushtarak amerikan në vend, për shërbimet e telemjekësisë, ndihmë për ngritjen e spitaleve të përkohshëm dhe furnizimimin me pajisje.

“Italia, një nga aleatët tanë më të afërt e më të vjetër, po shkatërrohet nga pandemia e COVID-19, që tashmë ka marrë më shumë se 18,000 jetë në këtë vend. Pandemia ka çuar sistemin italian të kujdesit shëndetësor në prag të kolapsi dhe po kërcënon ta fusë ekonominë italiane në recesion të thellë”, shkruante zoti Trump në një dokument që autorizonte dhënien e ndihmës./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U INFEKTUA NGA KORONAVIRUSI/ Rustu drejt shërimit: COVID-19 ndeshja më e vështirë e jetës time!
Previous article KORONAVIRUSI NË INDI/ 34 viktima nga COVID-19 në 24 orë, qeveria njofton shtyrjen e masave

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT