• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN DETAJE/ Ky është ilaçi ANTI-Covid që Shqipëria do përfitojë nga Japonia
Home
Sociale

ZBULOHEN DETAJE/ Ky është ilaçi ANTI-Covid që Shqipëria do përfitojë nga Japonia

11 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria japoneze do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin Avigan që po përdoret tek pacientet me Covid-19 nga disa vende dhe po jep rezultate pozitive.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka “pushtuar” botën duke marrë mijëra jetë.

Ndërkohë mësohet se ka nisur bashkëpunimi dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar ilaçin Avigan edhe për vendin tonë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) raportojnë mediat ndërkombëtare.

Provat klinike që ka përdorur vendi i Lindjes së Largët janë ende në vazhdimësi, por përdorimi i saj është kryer tek personat me koronavirus në disa qytete në Kinë.

Medikamenti Avigan ose siç njihet dhe me emrin Favipiravir, i zhvilluar nga Fujifilm, është përdorur tek pacientët me Covid-19 dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në provat klinike tek pacientët në Wuhan dhe Shenzhen.

Pacientët të cilëve u është dhënë medikamenti në Shenzhen u negativizuan ndaj virusit pas mesatarisht katër ditësh, në ndryshim ndaj pacientëve të cilët nuk i janë nënshtruar këtij mjekimi, të cilët rezultuan negativë pas mesatarisht 11 ditësh.

Kështu, Japonia ka zgjedhur 20 vende të cilave Avigan do t’i ofrohet falas, ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Gjeorgjia, Estonia, Indonezia, Irani, Qipro, Kosova, Luksemburgu, Moldavia, Myanmar, Emiratet e Bashkuara Arabe, San Marino, Arabia Saudite, Serbia, Sllovenia, Turqia, Hungaria, Ukraina dhe Republika Çeke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 12 PRILL 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article KARANTINA E VIP-AVE/ Sushi, vezë pashke dhe...stërvitja! Ja dita e tyre sot (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT