Prej disa kohësh Ana Luca kishte hequr dorë nga roli i kryeinfermieres, duke marrë detyrën e administratores të spitalit polivalent në QSUT.
Megjithatë sapo u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, u zhvesh nga kostumi i drejtueses dhe veshi sërish uniformën e bardhë. Ishte një thirrje që i buronte nga zemra, dhe nuk priti që ministrja Ogerta Manastirliutë bënte thirrjen mjekëve për të dhënë kontributin e tyre në këtë betejë.
Veshja ia bën të pamundur që pacientët t’ia shohin fytyrën, kur qesh, kur është e lodhur, kur është e mërzitur, kur i mungon familja, kur i mungon djali i vogël…por të gjithë e njohin nga mbishkrimi i saj në kokore “Unë besoj në Zot, Ana”, e shkruar edhe në anglisht, që vjen si një formë mesazhi për të gjithë pacientët me COVID-19, për të cilët ajo kujdeset.



