Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një video-konferencë me disa prej kërkues shqiptarë në botë të cilit po ndihmojnë ekipet mjekësore në Shqipëri.
Manastriliu u shpreh mirënjohjen kerkuesve shqiptarë në botë ndërsa thotë se ata po ndihmojnë ekipet mjekësore në vendin tonë me informacione shkencore rreth covid-19 dhe ndihma të tjera.
“Në kohë të vështira fryma solidare kapërcen kontinentet dhe kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendin amë ajo është e pakursyer.
Mirënjohëse për ekipin e kërkuesve shkencorë shqiptar kudo në Botë që po ndihmojnë ekipet tona mjekësore me një doracak shkencor mbi progresin e #covid19 dhe plot informacione të tjera ndihmëse.
HEALTH DEVELOPMENT FOR ALBANIA (HEDA) do të përmbajë risitë shkencore mbi #covid19 për personelin e shërbimit ambulator dhe spitalor, në një burim të vetëm.
#Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ministrja Manastirliu dhe ndan video-konferencën me kërkuesit shqiptarë në botë.


