Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi situatën e koronavirusit në vend. Çani e ka pyetur mjekun se përse të infektuarit nga rrethet nuk kurohen në spitalet e qytetit përkatës, por dërgohen tek Infektivi në Tiranë.
“Unë mendoj që është zgjedhja më e drejtë për momentin. Do isha i keqardhur nëse qytetari do shkonte në një spital tjetër që nuk ka kapacitetet e Infektivit. Nuk ka arsye t’i shpërndajmë rastet kur mund t’i trajtojmë shumë mirë këtu.
Unë do bëja pyetje tjetër; pse vendet e tjera mos të bëjnë si ne? Në raport me kushtet janë më racionalë. Pse t’i çojmë atje, kur kemi mundësi t’i mbajmë këtu?”, i është përgjigjur Pipero pyetjes së Çani.


