• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qeveria u premton 100% të pagës së Nëntorit, nesër. Por… naftëtarët nuk ikin nga protesta: Na gënjejnë!
Home
Sociale

Qeveria u premton 100% të pagës së Nëntorit, nesër. Por… naftëtarët nuk ikin nga protesta: Na gënjejnë!

28 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit refuzojnë zgjidhjen e arritur mes përfaqësuve të sindikatës dhe ministrit të Energjisë . Garantohet vetëm paga e nëntorit dhe kjo nesër në orën 13:00 thuhet se do kalojë në bankë. Lajmin e dha kreu i Sindikatës së uzinës.

….

11:34 Përfundon takimi i naftëtarëve me ministrin Gjiknurin, nesër do të hidhen pagat

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të naftëtarëve dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Është gjetur një zgjidhje  mes përfaqësuve të sindikatës dhe ministrit të Energjisë . Nesër në  orën 13:00 do të hidhen pagat e muajit nëntor.

Të pranishëm dy Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj dhe sindikalistët me në krye Kol Nikollaj bënë të mundur thirrjen administratorit, detyrimin e tij nga kryeministri të zgjidhë problemin e pagës, duke e detyruar të marrë dhe një kredi bankare dhe nësër në orën 1 hidhen pagat.

…..

10:23 Vijojnë protestat e naftëtarëve, 6 prej tyre takim me Gjiknurin

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë, ku kërkojnë pagën e prapambetur të nëntorit dhe sigurimet shoqërore. Kërkesat e tye që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë. Përfaqësesit e sindikatave të naftëtarëve dhe një përfaqësues nga punëtorët po diskutojnë me Ministrin Gjiknuri.

Protestuesi: Nuk futem në rryma politike, dua të drejtat e mia dhe dua bukë. Duam rrogat,. Më trego vendimet e gjykatës. Është gjithë kjo Mallakastër këtu po vdes për bukë, 13 rroga. Rrogat nuk hidhen, këto nuk hidhen. Zgjodhëm përfaqësuesin, shpresojmë të zgjidhë punë.Pa hedhur rrogat nuk lëvizim. Po vdesim në Mallakastër, të tërë po hanë për Vit të Ri dhe Krishtlindje.

Protestuesi: Kërkojmë jo vetëm të hidhen pagat por të vihet në punë sa më shpejt ajo uzinë.Të gjithë ne që jemi këtu bashkë me familjet dhe fëmijët tanë e kemi lidhur jetën me atë naftë. Kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë të zbatojë ligjin dhe tu japë zgjidhje këtyre punëtorëve që erdhën në këmbë nga Fieri deri këtu. Nuk kemi çfarë humbasim, do të ikim vetëm kur të marrim lekët. Kemi pa marrë dy paga të këtij viti, nëntori dhe dhjetori dhe kemi 13 paga të vitit 2015-2016. Ndërrimin e kompanive e bëjnë qeveritë që vinë, nuk kemi punë ne. Kërkojmë zbatimin e ligjit.

 

…..

09:48 Naftëtarët e Ballshit mbërrijnë në Tiranë, vijojnë protesën përpara Ministrisë së Energjitikës

Vijojnë protestat e naftëtarëve të Ballshit. Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës, që ditën e djeshme.

Marshimi i naftëtarëve u përmbyll mbrëmë vonë në Tiranë, për t’u pasuar sot në protestë përballë Ministrisë së Energjitikës, në orën 10:00. Ata sapoe e kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Energjitikës, dhe paralajmërojnë se shumë punëtorë të tjerë janë duke arsdhur në protestë.

Naftëtarët protestojnë se kanë disa muaj pune pa paguar. Ata kërkojnë siguracionet për 18 muaj punë. Gjithashtu duan të rifilloj puna në rafineri, pasi është ndërprerë që nga avaria në repartin e koksit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Live

Sapo ka nisur grumbullimi për protestën e naftëtarëve të Ballshit para Ministrisë së Energjitikës. Të tjerë punëtorë janë duke ardhur.Bashkohuni me punëtorët!

Posted by Organizata Politike on Thursday, December 28, 2017

 

 

Protestuesit gjatë natës së mbrëmshme.

Posted by Mirela Ruko on Wednesday, December 27, 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Golashënuesit më të mirë në Premier League (FOTO)
Previous article VLORË/ Godet me thikë të riun pas sherrit, arrestohet 17 vjeçari

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT