Është 8 numri i punonjësve të policisë të infektuar nga koronavirusi, 3 prej të cilëve në Tiranë
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e bilancit të COVID-19 në vendin tonë.
Gjendja e punonjësve të policisë është e stabilizuar, ndërsa ata qëndrojnë të vetëizoluar.
Ndërkohë është vendosur edhe një tunel dezinfektimi te Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Policët kalojnë përmes saj me maska të vendosura në fytyrë.
Numri i personave të prekur në vendin tonë është 416, ndërsa ka patur edhe 23 viktima nga koronavirusi.


