• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ A janë imunë shqiptarët? Ja çfarë thotë mjeku
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ A janë imunë shqiptarët? Ja çfarë thotë mjeku

9 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se nisur nga ecuria e deritanishme e virusit COVID-19 në vendin tonë duket se jemi duke hyrë në platonë e kurbës, por kjo sipas tij nuk do të thotë se do të kemi një rënie të menjëhershme. Ai theksoi se masat kufizuese tek ne u morën në kohë rekord dhe ky është një nga faktorët kryesorë pse epidemia tek ne u shfaq më butë, por ekzistojnë edhe hipoteza sipas të cilave njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë.

“Nëse mund t’i themi plato kësaj tonës, rritja jonë ka qenë lineare. Ne nuk patëm asnjëherë një rritje rastesh me COVID-19. Kanë qenë të njëjtat shifra pothuajse çdo ditë. 20 raste në ditë si mesatare nuk është ndonjë shifër shqetësuese. Tek ne epidemia është shfaqur më butë. Qëndrojë disa hipoteza që thonë se njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë. Megjithatë masat tek ne ishin shumë më shpejt në kohë në krahasim me Italinë. Kjo mund të ketë dhënë efektin e rrafshimit të kurbës”, – tha mjeku.

Mjeku pohoi faktin se rritja e temperaturave, ashtu siç pritej dhe siç është vërtetuar nga studime të ndryshme do të sjellë zbutjen e virusit, por kurrsesi zhdukjen e tij.

“Pandemia nuk do të përfundojë, nuk është këtu për t’u zhdukur, gjithmonë do ketë një vatër gjallë. Sars u zhduk për një arsye, se ishin gjithsej 8 mijë vetë të infektuar, ndërsa më COVID janë mbi 1 milion të infektuar. Do bashkëjetojmë me të, do e kuptojmë çdo ditë më shumë, në pritje të vaksinës”, – tha ai.

I pyetur lidhur me masat e para liruese që duhen marrë kur të dalim nga gjendja e pandemisë, z. Alimehmeti theksoi faktin se me rëndësi është që të mos kuptohej se kjo hapje nuk është një çelës dritash.

“Duhet të vijë shumë ngadalë, duke i dhënë kohë që të kuptohet nëse këto lehtësime janë OK, a duhen shtuar të tjera. E para ekspozimi i njerëzve më aktivë nga ana imunitare, nuk mund të bëhet hapja duke nisur nga moshat e vjetra. Hapja më shumë e orareve të lëvizjeve. Hapja e disa aktiviteteve jopublike. Baret, restorantet etj., paraqesin ende risk”, – tha mjeku Alimehmeti në EuroNews Albania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE VAJZA! Gjëja më e mirë që mund të bëni tani që s'shkoni dot tek estetistja
Previous article "ËSHTË DIÇKA MË INTIME"/ Emina Çunmulaj zbulon për të gjithë pasionin e saj të fshehtë (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT