• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si bëheshin dhe përse shërbenin flijimet?
Home
Jetë

Si bëheshin dhe përse shërbenin flijimet?

28 December, 2017 Ina.Autor Jetë

Prerja e kokës
Prerja e kokës përdorej pothuaj gjithmonë për flijimet për të vlerësuara, si për shembull mbretërit armiq apo humbësi në lojën e majave, Pok-Ta-Pok. Kjo sepse prerja e kokës lidhej fort me legjendat e Majave, ku perënditë e vdekjes prisnin kokën e perëndisë së misrit. Ndonjëherë viktimave u hiqej skalpi, rriheshin ose sakatoheshin përpara se t’u prihej koka. Një numër varresh masivë fisnikësh të lartë pa kokë janë zbuluar kohët e fundit.

Flijimi me shigjetë
Në këtë formë flijimi, viktima lidhej pas një shtylle ndërkohë që kryhej një ritual kërcimi. Një shenjë e bardhë mbi zemrën e të flijuarit shërbente si shënjestër për harkëtarët, të cilët qëllonin me radhë viktimën fatkeqe, deri kur i gjithë gjoksi i viktimës mbushej me shigjeta. Tek flijimi me shigjetë, ishte e rëndësishme që viktima të vdiste ngadalë, dhe harkëtarët kërcenin në mënyrë të përsëritur përreth flisë, para se ta godisnin.

Heqja e zemrës
Forma më e zakonshme e flijimit të njerëzve, zakonisht ndodhte në majë të piramidës. Viktima zhvishej dhe lyhej me ngjyrën e flisë – blu – dhe vishej me një rrobë me majë. Më pas ata vendoseshin mbi një gur ndërkohë që një thikë për flijimet përdorej për të shkëputur zemrën që ende rrihte, e cila i paraqitej idhullit të tempullit. Më pas, trupi hidhej poshtë shkallëve dhe rripej, përpara se kryeprifti të mbështillej me lëkurën e flisë për të kryer ritualin e kërcimit.

Gropat
Qyteti i Chichen Itza kishte dy gropa të mëdha. Më e madhja e tyre, Cenote Sagrado përdorej për flijime njerëzish. Viktimat hidheshin në gropë, e njohur si Burimi i Flijimeve, si një fli për perëndinë e shiut. Trupi i viktimës lidhej me litarë të gjatë. Pasi mbytej deri sa vdiste, flija tërhiqej lart dhe varrosej. Këto ceremoni shiheshin shpesh nga turma të mëdha njerëzish, të cilët luteshin gjatë të gjithë ceremonisë.

Gjakrrjedhja njerëzor
Ky lloj flijimi përfshinte prerjen e një cope të butë të trupit me një thikë të mprehtë. Gjaku mblidhej me letër që më pas digjej. Tymi që ngrihej lart mendohej se krijonte një portë mes dy botëve dhe një lidhje me perënditë. Zakonisht gjuha, veshët ose buzët priteshin, por gjaku prej organeve gjenitale ishte më i vlerësuari. Majat besonin se zotëronte fuqi të jashtëzakonshme pjellorie për të nxitur rritjen e bimëve dhe të korrave.

Flijimet e kafshëve
Flijimi i kafshëve ishte rituali më i zakonshëm përpara cdo detyre të rëndësishme. Majat nuk zotëronin kafshë “ushqimi”, si dele, lopë apo derra, por në vend të kësaj, fokusoheshin tek kafshët e egra. Si rezultat, drerët bisht-bardhë ishin kafsha më e flijuar, të pasuar prej qenve dhe zogjve. Një sërë kafshësh më ekzotike, si xhaguarët dhe krokodilët ofroheshin gjithashtu si fli, shkruan bota.al.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Inter, Spalletti: Ne kemi humbur pak vetëbesimin
Previous article Konflikt i ri Rusi-SHBA/ Moska i bën paralajmërim të fortë Amerikës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT