• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT/ Situata e COVID-19, nxjerr nga qelia Albano Kusin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT/ Situata e COVID-19, nxjerr nga qelia Albano Kusin

7 April, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, që akuzohet nga prokuroria e Tiranës për vrasjen e puntorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, është liruar nga burgu.

Pas vrasjes së Çelaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin gusht 2019, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Albano Kusi. Ky i fundit është vëllai i autorit të krimit dhe u vetëdorëzua në policinë në muajin nëntor 2019. Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Albano Kusin, pasi ndaj të cilit prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”.Por pas pesë muaj qëndrim në qeli, Albano Kusi, ka mundur të dalë nga burgu, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj këtij të arrestuari, duke vendosur “arrest shtëpie” për të. Me sa duket Kusi, ka shfrytëzuar këtë situatë ligjore duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë në këtë periudhë pandemie të virusit COVID-19.

Kërkesa e tij është pranuar nga një trupë gjykues e gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërkohë të pandehurit e tjerë për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, janë Bujar Kusi, për akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”, Luan Çaka, Ferdinand Bakalli, Agron Hasrama dhe Ali Sula. Të gjithë këta persona momentalisht janë të izoluar në burg dhe që presin të dalin para gjykatës, pasi çështja për vrasjen e Indhrit Çelaj, tashmë është dërguar në gjykatë. Së bashku me ta, në burg është dhe Griseldo Kusi, autori kryesor i vrasjes së Indrit Çelaj, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLI NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Presidenti i La Ligas: "Pleshti" nuk shkon në Itali. Serie A, e mbytur në borxhe!
Previous article KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Arsenal me objektiv surprizë, ky lojtar zëvendëson Aubameyang!

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT