• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRON SHQIPËRINË/ OBSH: Llogariteni mirë zbutjen e masave…
Home
Sociale

PARALAJMËRON SHQIPËRINË/ OBSH: Llogariteni mirë zbutjen e masave…

6 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu thotë se qeveria duhet të llogarisë me precizionin më të madh të gjitha lehtësimet e masave të deritanishme të cilat i vlerëson si efektive dhe kanë prodhuar një numër të ulët rastesh pozitive me Covid 19 në vendin tonë.

1-A duhet që qeveria shqiptare të lehtësojë masat parandaluese që janë në fuqi deri më tani?

Ky është një vendim shumë delikat.  Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerke në shtëpi është efikase dhe ka prodhuar një rezultat të mirë. Disa vende në Evropë janë duke bërë të njëjtën pyetje. Mund t’ju them se unë do të doja të inkurajoja vendet ti mbanin masat bllokuese sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo është ajo gjë që ne me siguri e kemi parë që funksionon. Çdo lloj zbutje e këtyre masave duhet të studiohet shumë, shumë, shumë me kujdes, duhet të bëhen llogaritë mirë e marrë në konsideratë efektet që do të sjellë zbutja. Masat e ruajtjes së distancës i shohim në Shqipëri sikurse në të gjithë botën. Çdo masë e adresuar me qëllim zbutjen duhet të shqyrtohen me një kujdes shumë të madh me fokus në impaktin  e tyre, natyrisht duke menduar në mënyrë ekskluzive për mos keqësimin e situatës ekonomike në vend. Nuk duhet të ketë arsye të tjera përveç atyre që nuk përkeqësojnë ekonominë. Çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me Covid19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera.

2-Zoti Gonzales, Shqipëria ka hyrë në javën e 5stë me Covid 19. Cili është vlerësimi juaj për situatën?

Mund të them se ne mund të jemi optimist për situatën në Shqipëri.  Sikurse mund të jemi gjithashtu pozitiv nëse shikojmë c’po ndodh në vendet e tjera të Evropës. Gjërat me infeksionin në Shqipëri Covid19 janë duke shkuar mirë nëse shikojmë të dhënat zyrtare kemi 377 raste pozitiv dhe 21 të vdekur dhe meqë po më jepet mundësia dua të shpreh ngushëllimet e mija familjeve. Këto shifra që kemi në vendin tuaj janë të mira.

3-337 raste pozitive, 21 të vdekur dhe 116 të shëruar. Të tilla shifra çfarë na tregojnë?

Këto shifra na tregojnë një gjë. Masat e zbatuara nga qeveria që në fillim të rasteve të para kanë qenë të suksesshme dhe kanë pasur impakt,  në mbajtjen e shifrës të të prekurve të ulët. Sipas një studimi nga ana jonë e shifrave, nëse qeveria nuk do të kishte vepruar në kohë do të kishim shifra krejt ndryshe. Ky është leksioni i parë që kemi mësuar . Mbyllja totale është efektive.

4-Si e shikoni numrin e atyre që kanë humbur jetën për 1 milion banorë krahasuar me rajonin?

Numri atyre që kanë humbur jetën është një indikator që për ne vlen shumë pasi kuptojmë numrin e të infektuarve. Të dhënat për humbjen e jetëve në Shqipëri na tregojnë dy gjëra. E para numri të prekurve është i ulët dhe situata në popullatë është nën kontroll.  Numri 21 jetëve të humbura që me patjetër është i dhimbshëm për ata që humbën të dashurit por po ta analizojmë në rrafshin kombëtar për të gjithë vendin tuaj në perspektivën afatgjatë është një numër që na tregojnë se gjërat janë duke shkuar mirë.

5-Strategjia e deritanishme e testimit që po ndiqet a është e duhura sipas këshillime të OBSH apo ka nevojë për përmirësime?

Çdo vend duhet të zhvillojë politikat  e veta të testimit dhe kjo është e lidhur me shumë gjëra si për shembull niveli transmetimit të virusit sikurse edhe gjendja e disponueshme e testeve. Të gjitha vendet në botë janë duke parë për të siguruar teste . Disa vende mundet ti sigurojnë disa të tjera janë në proces të procedurave të blerjes. E thënë kjo ne inkurajojmë politikat e testimit për të kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur e për të marrë vendimet e duhura. Ka vende që janë duke i zgjeruar politikat e testimit por duhet të marrim në konsideratë mundësinë e gjetjes së testeve në tregjet ndërkombëtare. Jemi në dijeni të faktit se qeveria shqiptarë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të pasur më shumë teste dhe për këtë ne po ndihmojmë.  Ka një kërkesë të madhe në tregun ndërkombëtar për këtë test.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KEMI THYER RREGULLAT..."/ Robert Berisha zbulon se çfarë ka ndodhur gjatë karantinimit të tij
Previous article "1 ËNGJËLL PO LEXON MESAZHIN TIM TANI"/ Blero zgjedh urimin më të veçantë për ditëlindjen e mamasë së tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT