• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SË SHPEJTI DO TA KALOJMË KËTË PANDEMI”/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mesazh solidariteti: COVID-19 po përhapet me pasoja serioze por do të rikthehemi…
Home
Politikë

“SË SHPEJTI DO TA KALOJMË KËTË PANDEMI”/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mesazh solidariteti: COVID-19 po përhapet me pasoja serioze por do të rikthehemi…

6 April, 2020 k.autor Politikë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell një mesazh solidariteti, teksa Shqipëria po përballet me përhapjen e koronavirusit.

Këshilli i Ambasadorëve thekson se COVID-19 preku Shqipërinë pikërisht kur po bënte përpjekje për të rimarrë veten nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Duke theksuar se “së shpejti do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të rikthehemi në jetën tonë të përditshme”, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nuk lë pa vlerësuar edhe gjestin human të Shqipërisë për të dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar Kolegë,

Në këto momente të vështira, kur pandemia COVID-19 po përhapet me pasoja serioze dhe të paparashikueshme në të gjithë botën, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ju përcjell këtë Mesazh Solidariteti juve, të dashur kolegë të Trupit Diplomatik në Tiranë dhe familjeve tuaja.

Ashtu si në shumë vende të tjera, COVID-19 ka prekur dhe Shqipërinë, pikërisht kur ne po bënim përpjekje për të rimarrë vehten nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Pavarësisht situates së vështirë në Shqipëri, duke qenë thellësisht të shqetësuar me atë çka po ndodh në vendet fqinje dhe më të goditura, disa ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë shkuan dhe po punojnë përkrah kolegëve të tyre Italianë në rajonin më të prekur të Lombardisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i bindur se me përpjekje pë përbashkëta, së shpejti do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të rikthehemi në jetën tonë të përditshme.

Duke shprehur ndjenjat e solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju që banoni në vendin tonë të bukur mik, ju urojmë, të nderuar miq, juve, familjeve dhe të afërmve tuaj kurajo, të jeni mirë, dhe me shëndet te plotë!

Me respekt
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja
Previous article SKANDALI NË KOHË KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi Walker pret dënim i rëndë, pasi theu karantinën duke bërë seks

k.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT