Një grup qytetarësh nga Shkodra vijojnë të mos rezpektojnë distancimin social edhe pse qeveria paralajmëroi masa më të forta ndëshkimi.
Pamje që të lenë pa fjalë vijnë përsëri nga ky qytet ku njerëzit vazhdojnë të grumbullohen në rrugë e tregje pas përfundimit të mbylljes 40 orëshe në mëngjesin e së hënës.
Efektivë të Policisë së Rendit janë vendosur në rrugët dhe tregjet kryesore të qytetit për të ndërgjegjësuar qytetarët të mos grumbullohen dhe të ruajnë distancën, por situata nuk po përmirësohet.
Qytetarët e Shkodrës nuk binden edhe pas rasteve të reja me koronavirus, përplasen me policinë për grumbullimin në tregje
Gepostet von Gazeta TemA am Montag, 6. April 2020


