• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE/ Ndërron jetë 8-vjeçarja nga Delvina (HISTORIA)
Home
Sociale

TRAGJIKE/ Ndërron jetë 8-vjeçarja nga Delvina (HISTORIA)

5 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Një lajm i rëndë ka tronditur sot Delvinën.

8-vjeçarja, Elsa, u nda këtë të dielë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmin e ka dhënë drejtuesi i Fondacionit Ndryshe, Arbër Hajdari, i cili shkruan:

“Elsa ndërroj jetë! Zoti të bëftë prej banorëve të parajsës!

Buzëqeshja jote, do të ngelet gjithmonë në zemrën time o e bukra ime!”, shkruan Hajdari.

Ja çfarë shkruate Arbri kur mësoi për sëmundjen e Elsës.

Kur më 27 tetor 2015 nisa aktivitetin Fundjavë Ndryshe, nuk arrija ta mendoja se ky do të ishte aktiviteti i parë i një nisme që do të merrte frymë sa herë ne do t’i jepnim dorën një njeriu në nevojë…

Ecëm ngadalë, por të sigurtë në një rrugë që as vete nuk e dinim se ku do të na nxirrte, një rrugë që na përballi me momente të vështira, drithërima vështrimesh dhe jetësh të skalitura në skamje, por që na fali dhe emocione të forta gëzimi, nga ato emocionet e vërteta që zgjasin një jetë… Në fund të ditës kur puna jonë ndalej, ne po kuptonim dalëngadalë se po arrinim të ndryshonim jetë njerëzish. Sot e them me bindje, jam shumë krenar për atë që mundëm të bëjmë bashkë. Jam krenar për të gjithë miqtë e kolegët që ndajmë sfida, jam krenar për të gjithë ju që na besuat…

Mes dhimbjes që më solli para syve gjithë rrugëtimin ynë në pak momente, dua të ndaj me ju një lajm të trishtë.

Besoj se ju të gjithë e mbani mend Elsën. Elsën e vogël vetëm 8 vjeç, që na përloti me historinë e jetës së saj. Elsa që jetoi dhe u rrit me varfërinë, jetime pa babain e saj, mes halleve që i refuzuan fëmijërinë. Elsa që jetonte afër detit në Delvinë, por që detin nuk e kishte parë kurrë…

Menjëherë sapo na lajmëruan për rastin reaguam, të përlotur nisëm punën dhe i mundësuam Elsës të shihte detin, i mundësuam një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë. I blemë një shtëpi, aty ku ajo nisi jetën e saj të re. E ndjeva thellë brenda meje çdo dhimbje që Elsa kishte kaluar, kur ditën e parë që e takova duke më parë me sytë e saj të kaltër mu afrua pranë zemrës. E ndjeva Elsën e vogël si vajzën time, një fëmijë që i kishte munguar babai dhe më trajon si të jem i ati i saj…

Sot dhimbja brenda meje është shumë e madhe. Vetëm dy ditë më parë Elsa u diagnostikua me një sëmundje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën çdo sekondë. Çdo moment në mendje më vjen fytyra e saj e qeshur dhe e pafajshme… Mes trishtimit të një jete që pret të jetohet, dhe një sëmundje që nuk kursehet në jetët që merr.Lus Zotin të jetë pranë kësaj fëmije në luftën e saj më të madhe! Sëbashku me stafin mjekësor po bëjmë maksimumin!

Miqtë e mij, do ju kërkoja të lutemi të gjithë bashkë për Elsën që ajo të jetojë! (Sarandanews.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E ZË" KARANTINA/ Lefter Maliqi: O Edi Rama, mallkimet e shqiptarëve do të të zënë
Previous article MBI 9 MIJË VIKTIMA NË SHBA/ Kirurgu i përgjithshëm i Shtetit: Java që vjen më e vështira dhe e trishtë, por ka shpresë nëse...

F.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT