• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABAI” I KRIMINOLOGJISË SHQIPTARE FESTON 100-VJETORIN/ Xhafaj: Ishim me fat që patëm pedagogë si ju
Home
Sociale

“BABAI” I KRIMINOLOGJISË SHQIPTARE FESTON 100-VJETORIN/ Xhafaj: Ishim me fat që patëm pedagogë si ju

5 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

I njohur si babai i kriminologjisë shqiptare, Prof.Ismet Elezi festoi sot 100-vjetorin e tij të lindjes. Përmes një postimi në twitter, deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka qenë dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm për ndryshimet Kushtetuese thekson se Prof. Elezi është Shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator & shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend.

“Një lajm i bukur sot. Prof.Ismet Elezi mbushi plot 100 vjeç. Një shekull! Një jetë! Shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator & shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend.
Për 10 vjet Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij. Njeriu që konsolidoi shkencën e së drejtës penale në këtë vend, që krijoi & drejtoi prej 20 vjetësh Byronë Juridike në qeveri, mbi 50 vjet pedagog, autor i dhjetra teksteve, librave dhe punimeve shkencore. Faleminderit & Urime Profesor! Sa me fat ishim që patëm pedagogë si ju”, shkruan Xhafaj.

Kush është Profesor Ismet Elezi

Profesor Ismet Elezi lindi në Fterrë (Bashkia Himarë) më 5 prill 1920. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i mbaroi në Piqerras. Ka përfunduar Liceun e Tiranës (1942 ) dhe më 1943 filloi studimet e larta në Firence të Italisë, të cilat i ndërpreu në kushtet e luftës.

Nga korriku i vitit 1943 mori pjesë aktive në rininë antifashiste në Kurvelesh. Në vitet 1946-1951 kreu studimet e larta për drejtësi në Leningrad ( Shën Petërburg – Rusi). Po në këtë qytet kreu studimet pasuniversitare (1957-1960).

Gjatë viteve ka mbuluar detyra të ndryshme brenda kuadrit të profesionit në kodifikimin e Ministrisë së Drejtësisë (1951-1952); Prokuror Kasacioni pranë Gjykatës së Lartë (1952-1955); Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri në vitin 1985, ka kryer detyrën e Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave në përgatitjen e legjislacionit shqiptar.

Ka drejtuar Katedrën e të Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për shumë vite. Për rreth 50 vjet ka punuar si pedagog. Gradën shkencore “Doktor” e ka marrë në vitin 1961, kurse titullin “Profesor” më 1972. Ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e të drejtës penale dhe politikës penale. Njihet si “babai” i Kriminologjisë pasi është i pari që ka futur në këtë fakultet leksione në lidhje me këtë lëndë.

Ka krijimtari të gjerë shkencore që përfshin shumë fusha të së drejtës penale, ku mund të përmendim tekste në lidhje me të drejtën zakonore apo me zhvillimin historik të së drejtës penale, tekste të së drejtës penale qoftë pjesa e përgjithshme qoftë pjesa e posaçme, tekste të politikës penale, disa prej të cilëve në bashkëpunim me autorë të tjerë.

Ka botuar artikuj të shumtë shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar“ në Shkencë dhe biografia e tij është botuar në Fjalorin Ndërkombëtar të Biografive.

Ka udhëhequr një numër të madh studentësh në tema diplome, masterash e disertacionesh dhe ka drejtuar komisione për mbrojtjen e tyre.

Ka dhënë një ndihmesë të çmuar në hartimin e legjislacionit penal shqiptar dhe në veprimtaritë e Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, si anëtar i bordit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KISHTE MARRË MALLI TË KËNDOJ"/ Ardit Gjebrea zbulon emocionet e rikthimit pranë...
Previous article KËSHILLAT E MJEKUT/ Tritan Kalo: Boll gënjyem veten! Ja çfarë duhet të bëjmë

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT