• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Gazetarja Menada Zaimi: Çdo individ në SHBA do përfitojë 1200 $, fëmijët 500 $ (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Gazetarja Menada Zaimi: Çdo individ në SHBA do përfitojë 1200 $, fëmijët 500 $ (VIDEO)

5 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Paketa ekonomike që Amerika ka vënë në dispozicion të krizës së krijuar nga koronavirusi është 2 trilion dollarë.

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi për RTV Ora ka sqaruar se nga kjo paketë do të përfitojnë ata individë që kanë të ardhura më  pak se 99 mijë dollarë. Shuma që është vënë në dispozicion për çdo individ është 1200 dollarë.

Pagesat për qytetarët amerikanë do të bëhën në formë çeqesh, duke filluar nga 9 prilli.

Menada Zaimi: Momenti më i rëndësishëm tashmë është se kur amerikanët do të marrin këto para. Sipas përllogaritjeve bëhet fjalë që dërgesat e para të çeqeve dhe këtu bëhet fjalë për një pagesë njëherësh që do ti bëhet çdo amerikani prej 1200 dollarësh do të fillojnë prej datës 9 prill. Një pjesë do ti marrin në datën 9 prill, një pjesë tjetër duke filluar nga data 24 prill. Do të shikohen me përparësi ata shtetas amerikane,  në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për shtetasit amerikanë që do të marrin, por të gjithë ata të cilët kanë paguar taksa në SHBA do të marrin këtë shumë prej 1200 dollarësh. Sigurisht në varësi të të ardhurave, jo të gjithë amerikanët do të marrin. Nëse një amerikan fiton më shumë se 99 mijë dollarë në vit, nuk përfiton nga kjo paketë. Ata që marrin 99 mijë dollarë dhe më poshtë do të përfitojnë, flas si individë.

Nga kjo paketë nuk përjashtohen as fëmijët, të cilët do të përfitojnë 500 dollarë.

Menada Zaimi: Kështu që amerikanët do të kenë mundësi të marrin edhe për fëmijët e tyre. Do të ketë një pagesë 500 dollarë për çdo fëmijë për familje që mund të përfitojnë nga kjo paketë. Pra shumë shpejt, brenda këtij muaji do të fillojnë edhe pagesat e para.

Gazetarja Zaimi tha se rreth 100 mld dollarë do të shkojnë për spitalet amerikane, që duhet të mbulojnë humbjet që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHUNI ME KIMETE ZGURËN/ Heroinën e kohërave të sotme që po lufton me COVID-19 te Infektivi
Previous article KORONAVIRUSI/ Kosova vijon me masat për parandalimin e COVID-19, por kufizimi i qarkullimit përfundon më 12 prill

k.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT