Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes disa të rinjve në afërsi të Lezhës.
Burime për mediat bëjnë me dije se një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dhunuar me sende të forta dhe ka mbetur i plagosur.
Për pasojë, është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës me fraktura në trup.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe mësohet se ka shoqëruar një person në komisariat, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet