• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do përdoren në Nju Jork
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do përdoren në Nju Jork

4 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News. Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen. Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum, në Universitetin e Tiranës dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanës së Nju Jorkut, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 2000 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë.

Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut, i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

Kostoja për momentin shkon tek 2 dollarët, por parashikohet një ulje drastike me prodhimin masiv, i cili do të ndihmojë shumë veçanërisht personelin mjekësor që duhet të ndryshojnë shpesh maskat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E SOTME/ Covid 19, situata e përhapjes në Shqipëri
Previous article AKUZAT PËR KONTRATËN ME REZERVAT E SHTETIT/ Reagon Kompania mëmë: Ja faktet që tregojnë se PD gënjen

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT