Monika Kryemadhi shprehet se koronavirusi nuk është asgjë.
Kryetarja e LSI-së tregon se mbrohet nga Covid-19 duke prerë thonjtë, duke larë duart, duke ngrënë hurdhra dhe fasule.
Ajo shprehet se virusi është hedhur nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Ndërkohë, Kryemadhi duke e cilësuar veten si doktoreshë, shprehet se po përkujdeset në vijimësi për familjen e saj me receta popullore.
Nga ana tjetër, ajo shprehet se karantina po i shfazon njerëzit dhe se duhet të dalin nga shtëpia nëse e ndjejnë veten të fortë.
Deklratat Kryemadhi i bëri për emisionin “Kjo Javë”, në News 24.


