• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQUP-I TË PËRGJYSMOJË PAGËN E VETË OSE TË NDIHMOJË…”/ Balla: Ligji për qiranë, si në SHBA, Gjermani e Francë
Home
Politikë

“SHQUP-I TË PËRGJYSMOJË PAGËN E VETË OSE TË NDIHMOJË…”/ Balla: Ligji për qiranë, si në SHBA, Gjermani e Francë

4 April, 2020 k.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se PD nëse do që të tregojë realisht se është me ata që janë në nevojë, duhet që të përgjysmojë pagat që jep ose të ndihmojë familjet në nevojë.

“Ne kemi marrë masa për zyrtarët e lartë, që të ketë reduktim të pagave. Edhe institucionet e reja të drejtësisë, që kanë paga të larta, iu është bërë kërkesë që të ketë reduktim. Edhe Greqia kështu ka vepruar. Por, kjo nuk prek mjekët, të cilët do të shpërblehen, sepse janë në vijën e parë të luftës. PD nëse do të ndihmojë, ta nisë me pagat e SHQUPIT ose të japë pako shtesë për familjet në nevojë”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se për të gjithë ata që kanë punuar në biznese, që për momentin janë mbyllur, do paguhet pagë lufte.

“Ne do të paguajmë pagën e luftës.  Askush nuk e di sesa do të zgjasë kjo situatë. Ne jemi borxhlinj njdaj atyre 110 mijë bizneseve të vogla. Ata janë pa punë dhe paga e luftë do ju shkojë. Për ata që nuk kuptojnë, rrrezikojnë edhe burgun. Masat shtrëonguese dhanë efekte dhe 99 përqind kanë zbatuar. Një përqind janë ata që nuk iu përmbahen rregullave dhe me aktet e reja normative, ndëshkimet do të jenë më të ashpra”, u shpreh Balla.

Në lidhje me ligjin për qiranë, Balla nënvizoi se janë ndjekur shembujt e SHBA-ve, të Francës e Gjermanisë.

“Ne si shtet shqiptar kemi buxhet 5.5 miliardë në vit. Eshtë rritur ekonomia shqiptare. Kemi rritur më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit. Ministria e Shëndetësisë ka buxhetin, ndër më të mëdhatë në rajon. Ne nuk kemi arkë shteti që ta harxhojmë menjëherë. Kemi qeveri që mendon edhe për muajt e tjerë. Sa i takon qirave, mjafton të hysh në mediat amerikane, por edhe atyre masave që janë marrë edhe në Gjermani e Francë. Ne kemi marrë masën njësoj si në SHBA, Gjermani dhe Francë. Qiradhënësit i kemi dhënë mundësi që për dy muaj të jetë OFF, por detyrimin më pas të ketë mundësi ta riskedulojë. Varet sa zgjat situata. Masat e marra nga qeveria janë të duhura. Operacioni humanitar është i qeverisë dhe jo i PS, as i bashkive. Nuk ka parti këtu, por ka Shqipëri. Ajo që pamë në Tregun e Kombinatit ishte një dyndje e tmerrshme”, tha Balla

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Fëmijët e Kolonjës mesazhe optimizmi: Çdo gjë do të shkojë mirë (VIDEO)
Previous article "RAMA SHKAKTOI VIRUSIN"/ Kryemadhi: Nuk kam frikë se jam doktoreshë, i pres thonjtë, ha fasule dhe hurdhra

k.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT