• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOTA E PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Por pse fabrikat gjermane vazhdojnë të punojnë (FOTO)
Home
Nderkombetare

BOTA E PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Por pse fabrikat gjermane vazhdojnë të punojnë (FOTO)

4 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Infeksionet me koronavirus po nisin e po përhapen në Gjermani por shumica e fabrikave vazhdojnë e punojnë. Ndryshe nga shumë fabrika të vendeve të tjera të botës të cilat kanë vendosur t’i mbyllin operacionet e punës, në Gjermani duket se gjërat po funskionojnë më ndryshe e mbase kjo mund të shërbejë si mësim për vendet e tjera.

Fabrikat gjermane arritën që ti bindnin punëtorët e tyre që t’a vazhdonin punën, e tani gjatë kohës së pandemisë, ndryshe nga fabrikat në ShBA të cilat u gjendën përballë pakënaqësisë e tensionit të krijuar nga punonjësit e tyre. Disa nga faktorët kyç që ndihmuan në mbajtjen e fabrikave hapur në Gjermani ishin masat e rrepta mbi pastërtinë, dhe rregullat e reja të organizimit të punës që nuk do të ndikoinin në përhapjen e virusit përmes punonjësve nëse ndonjëri prej tyre mund të ndodhte që të ishtë i infektuar.

Ekonomistët në gjermani thonë se mbajtja e fabrikave e një pjesë të mire të industrive hapur nuk është thjesht e rëndësishme se mbron humbjet e vendeve të punës por dhe zbut shokun ekonomik të shkaktuar nga mbylljet e sektorëve të tërë ekonomikë.

Sipas përllogaritjeve nga ekonomistët gjermanë, fabrikat në këtë vend janë duke operuar me 80% të kapaciteteve të tyre. Por ekzaktësisht se sa po qëndrojnë hapur akoma nuk është e qartë. Përshëmbull kompanitë e mëdha si Volkswagen AG dhe BMW AG i kanë mbyllur uzinat e tyre gjatë këtyre javëve.

“Mbylljet e fabrikave nuk janë një fenomen i përhapur për 3,300 kompanitë tona anëtare”, shprehet Holger Paul, një zëdhënës i shoqatës gjermane për industrinë mekanike inxhinierike (German Mechanical Engineering Industry Association).

Shumë fabrika riskojnë të mbyllen nëse masat e karantinës vazhdojnë për periudha më të gjata duke sjellë kështu një ulje të kërkesës dhe bllokimin e ofertës nga furnitorët ndërkombëtarë. Por me riaktivizimin ekonomik të Kinës shumë biznese do të mund ti vazhdojnë operacionet e tyre të brendshme.

Drejtuesit e kompanive gjermane me krenari shprehen se implementuan përpara kohe masa të rrepta higjene të njëjta me ato që u ndërmorrën në Kinë.

Në shkurt kur koronavirusi dukej një kërcënim i largët për amerikanët dhe europianët “ebm-papst Group” e cila prodhon motorë nisi të adoptojë masa për pastërtinë e ambienteve dhe mbrojtjes së punonjësve.

Në ShBA ku kompania ka një staf prej 400 punëmarrësish në Konektikat dhe Tenesi (respektivisht Connecticut dhe Tennessee) punonjësit veshin maska dhe mbajnë distancimin social me njëri tjetrin.

Në Gjermani në ambientet e punës të fabrikave nuk lejohen më vizitorët dhe skuadra pastruesish vijnë e sterilizojnë dyert, makineritë e gjithë pajisjet që përdoren më së shumti nga punonjësit. Ndërsa stafi i menaxhimit alternohet me njëri tjetrin duke punuar sa herë nga shtepia ashtu dhe nga zyra fizikisht. Gjithashtu mjekë të punësuar nga kompanitë merren me administrimin e testeve të koronavirusit për stafet e punës.

Kion Group AG e cila ndërton pirunë (makineri që merren me ngritjen, zbritjen e transportimin e mallrave) dhe pajisje të tjera për magazinat po vazhdon me prodhimin pavarësisht reduktimve që kanë ndodhur në zinxhirët e furnizimeve, shprehet drejtuesi ekzekutiv Gordon Riske.

Kompania e cila ka pesë fabrika dhe rreth 4000 punonjës në Kinë ngriti një ekip emergjence aty që do merrej posaçërisht me hartimin e  zhvillimit të strategjive për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në ambientet e punës.  Më pas këto masa u aplikuan dhe në ambientet e punës të saj në Gjermani.

Robert Schullan drejtues ekzektuiv i HAWE Hydraulik SE, firmë prodhuese e pompave dhe valvulave hidraulike shprehet se përmes masave të reja që ajo ka marrë mundësohet operimi si gjithnjë me 100% kapacitet të fabrikës. Disa prej masave që zoti Schullan ka marrë është mbajtja e distancave prej 1.5 metra midis punonjësve dhe monitorimi i tyre nga stafet mjekësorë.

Oliver Simon një punonjës nga fabrika Robert Bosch Gmbh shprehet se disa prej punonjësve të fabrikës ishin në fillim të shqetësuar nga pandemia e koronavirusit por më pas panë avantazhet që do kishin nëse fabrika do të qëndronte hapur. Ai shprehet se rreth gjysma e stafit momentalisht po punon në fabrikat lokale të gjermanisë perëndimore në rajonin Saarland të cilat merren me prodhimin e pjesëve të ndryshme automobilistike.

Bizneset gjithashtu po luftojnë për ti bërë ballë paralizës që ka pllakosur ekonominë europiane dhe rënies drastike të kërkesës në europë.

Kompania prodhuese e aeroplanëve Airbus SE e cila ka fabrika gjigande në Francë, Angli, Gjermani dhe Spanjë shprehet përmes zëdhënësit të saj Justin Dubon se po i vazhdon operacionet e punës në Gjermaninë veriore (aty ku ka dhe fabrikat) por veçse 4 ditë në javë, pasi pjesët që i vijnë nga fabrikat Angleze janë rralluar në numër.

Ekonomistët shprehen se prodhuesit e mallrave në përgjithësi janë të përgatitur më mirë se kompanitë e shërbimeve për ta përballuar një paralizë aktiviteti ekonomik, pasi ato mund që të punojnë me orë shtesë më vonë për ti prodhuar mallrat e kërkuar ndërsa hotelet e shërbimet nuk e kanë këtë luks. Sidoqoftë çdo javë që kalon me masat kufizuese të vëna mbi popullsinë gjermane ekonomia e vendit është duke pësuar dëme prej rreth 40 miliardë dollarësh, sipas Lars Field drejtuesit të Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë që këshillojnë e qeverinë gjermane. “Edhe kompanitë e prodhimit të mirë-financuara nuk mund ti mbijetojnë dot një karantine të këtillë për një periudhë afat-gjate”, shprehet zoti Lars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 19 ligjvënës të BE-së letër Ursula von der Leyen: Rusia po keqpërdor pandeminë për përfitime politike!
Previous article KORONAVIRUSI/ COVID-19 dhe kriza: Menaxhimi i ankthit në karantinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT