Sheshi ‘Skëndërbej’ është kthyer në një qytezë të vogël argëtimi, dhe për këtë nuk ka më dyshime.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka postuar një foto akoma më përrallore të sheshit kryesor nga ku duket Kulla e Sahatit, dhe një pjesë e xhamisë së Et’Hem Beut.
Fotografia është realizuar nga Rezar Balla, dhe duket sikur është një magji brënda fotos.
Kryeqyteti ynë ka mirëpritur shumë turistë gjatë kësaj periudhe, por kryesisht pjesa më e madhe ka qenë nga vendet e rajonit.
Bashkia thotë se kjo atmosferë do të jetë e njëjtë edhe për disa ditë gjatë muajit janar.
Përgatiti: AlpeNews.al


