Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se nëse preket nga koronavirusi, “timonin do ta mbajë vetë te respiratori”, kurse drejtimin e qeverisë do ja besojë dikujt tjetër.
“Babai i koronës, nëse larg qoftë prekeni nga korona, kujt do t’ia lini drejtimin?”, e pyeti Çani, kryeministrin, ndërsa përgjigja e këtij të fundit shkaktoi humor në studio. “Drejtimin e kujt, qeverisë? Timonin do e mbaj vetë te respiratori, pastaj drejtimin do ja lë dikujt tjetër”, u shpreh kryeministri.
Më tej, i pyetur për përdorimin e hashashit për kurimin e koronavirusit, Rama tha se nuk kishte dijeni por lajmëroi se qeveria shqiptare është duke studiuar mundësinë e përdorimit të hashashit për arsye mjekësore.
Rama: Po e studiojmë. Të tjerë e kanë bërë
Çani: Është si ide, apo studim?
Rama: Jo, jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në fund. Jemi për ligjërimin e prodhimit (të hashashit) për arsye mjekësore