Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka falenderuar gjithë policët për angazhimin e tyre në luftën kundër koronavirusit.
Veliu thotë se uniformat blu kanë përmbushur detyrat madje kanë tejkaluar pritshmëritë e tij. Ai u kërkon të përballojnë këtë sfidë me shpirt grupi, përgjegjshmëri dhe detyrim ndaj atdheut.
VIDEO- MESAZI I ARDI VELIUT
Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit
Në këtë periudhë të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë të brezave tanë po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falenderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale ashtu dhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve të shtresave në nevojë,.
Zgjodha këtë mënyrë mesazhi pasi nuk kam mënyrë tjetër t’I drejtohem secilit personalisht. Për t’i shprehur mirënjohjen time gjithë organizatës së Policisë për sakrificat dhe përkushtimin e treguar këto ditë sa të trazuara po aq të rrezikshme për të gjithë ju, për të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi.
Ndihem krenar që ju tregoni në këto ditë vendimtare ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin. Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia por ajo që është më e rëndësishmja keni marrë vlerësimin e qytetarët dhe kjo e ngre në një vend nderi emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit. Ne po përballemi sot qoftë si organizatë policiepor edhe si qytetarë me një rrezik të padukshëm qoftë edhe fatal për jetën e njerëzve gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keno përballë ju ja keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar. Si për rendin dhe sigurinë ashtu dhe për përkrahjen e shtresave në nevojë. Si drejtor i Përgjithshëm ju kërkoj ta përballoni këtë sfidë me atë shpirt grupi që keni treguar me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po bëni një detyrim ndaj atdheut. Ndjej detyrimin njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do bëni deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset gjithë njerëzimit.
Në mbyllje dua të shpreh një urim për gjithë ju dhe qytetarët që kjo pandemi të zhduket sa më parë në mënyrë që të kemi mundësi që t’i japim dorën njëri- tjetrit dhe t’i themi falemindërit për gjithë sa keni bër ëdhe vijon të bëni.
E ngre ne një vlerë nderi Policinë se po përballemi me një armik të padukshëm. Si Drejtor i Përgjithshëm ju kërkoj të përballni këtë luftë me atë përgjegjësi.
Mesazhi i Drejtorit t_ P_rgjithsh_m t_ Policis_ s_ Shtetit
COVID-19/Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi VeliuTë nderuar kolegë të Policisë së Shtetit,Në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë. Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi. Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin. Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!
Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 3. April 2020


