• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në New York: Mes të prekurve dhe viktimave ka edhe shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në New York: Mes të prekurve dhe viktimave ka edhe shqiptarë

2 April, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Elton Mara, mjek shqiptar në New York deklaroi në një prononcim online për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus se në mesin e të prekurve dhe viktimave nga COVID 19 në këtë vend ka edhe shqiptarë.

“Në dijeninë time ka disa raste që janë të prekur nga koronavirus, nga komuniteti shqiptar këtu në New York, mund të ketë edhe viktima, por nuk jam i saktë persa i përket shifrës”, thotë ai.

Mara shton se situata e emergjencës  ka sjellë edhe disa probleme në furnizimin me aparate mjekësore ndonëse reagimi nga administrata Trump, sipas tij, ka qënë i shpejtë.

“Përsa i përket pajisjeve mjekësore, çdo spital është bazuar burimeve të veta që ka pasur në rastet normale, por kur janë rastet emergjente janë marrë edhe masat. Në dijeninë time ka pasur disa vështirësi në marrjen e këtyre aparaturave ose ndihmave mjekësore dhe shteti i Neë York-ut dhe po ashtu administrata e Trumpit, u është përgjigjur në kohë të gjitha kërkesave, megjithëse ka shumë kërkesa por jemi munduar që të shfrytëzojmë edhe burimet e brendshme vetë spitalet dhe secili nga shtetet i kanë shfrytëzuar në maksimum të gjitha burimet e veta”, tha Mara.

Ai pohoi se veç situatës shqetësuese që po shkakton në përhapje dhe në viktima, problem i madh do të jenë edhe pasojat ekonomike që do të prodhojë kjo pandemi.

“Është alarmante përsa i përket shifrës së papunësisë për arsye se para një ose dy muajsh ka shkuar mbi 6 milionë, kështu që është një shifër që flet vetë përsa i përket ekonomisë, megjithatë administrata Trump ka aplikuar një paketë stimuluese, e cila i ofrohet çdo qytetari amerikan, po ashtu edhe bizneseve të vogla e atyre të mëdhaja për ndihmë për të kaluar këtë vështirësi që po kalon SHBA”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDËSISHME/ Rama shpjegon qeranë:Prilli dhe Maji do të paguhen në mënyrë proporcionale
Previous article KA VAJZËN MJEKE NË GJERMANI QË LUFTON ME COVID-19/ Emocionon Irini Qirjako: I bëj...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT