• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Si të dezinfektoni vetë shtëpinë, Shefi i Zjarrfikëses Luan Shehu jep këshilla praktike
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Si të dezinfektoni vetë shtëpinë, Shefi i Zjarrfikëses Luan Shehu jep këshilla praktike

2 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Dezinfektimi i ambienteve publike, si dhe protokolli që duhet ndjekur sapo hyjmë në shtëpi, në kushtet e një pandemie botërore kërkon kryerjen me rigorozitet të të gjitha rregullave. Parandalimi i përhapjes është gjëja më e rëndësishme në këtë situatë të pazakontë. Për këtë, Shefi i Zjarrfikësve në Tiranë Luan Shehu jep këshilla praktike sesi duhet të veprojmë për të dezinfektuar interierin.

‘Solucioni që përdorim është me bazë klori dhe ka sukses. Brenda 1-2 orë  ky proces e neutralizon virusin dhe qëndrueshmëria e tij është për 3 ditë. Kemi dezinfektuar shkollat, konviktet, rrugët, institucionet dhe kryesisht këtë proces ne e kryejmë pas orës 7 të darkës, pasi gjatë orëve të ditës ky solucion avullon. Në kushte shtëpie mund të veprojmë edhe në këtë mënyrë: Gjysmë gotë ujë dhe 150 gr açe dhe e tret atë në 5 litra ujë. Me të lajmë  shtëpinë në mënyrë të vazhdueshme 2-3 herë në ditë dhe në këtë mënyrë do e dezinfektojmë të gjithë banesën. Momenti i ndërrimit të rrobave të personave, që janë në lëvizje gjatë ditës është momenti kur virusi merret më shpejt. Puna e parë që duhet të bëhet sapo mbërrin në shtëpi duhet të heqësh këpucët dhe i vendosim jashtë, më pas veshim shapkat dhe menjëherë drejtohemi për në tualet, çdo veshje futet në një qese dhe rrobat duhen larë me 90 gradë. Maska dhe dorezat hiqen në momentin kur futemi për të bërë dush. Kur të hiqen dorezat nuk duhet të prekim duart, por duhet të jemi të kujdesshëm, maska është e fundit që hiqet’, tha Shehu.

Jo të gjitha bashkitë i kanë resurset për të bërë dezinfektimin në çdo banesë. Ndërsa dezinfektimi i ambienteve publike sipas Shehut kërkon një tjetër specifikë:

‘Me urdhër të veçantë ne kemi marrë masat që ky virus vdekjeprurës të mos gjejë hapësira që të veprojë tek organizmi i njeriut. Ne kemi një grup, grupi i reagimit. Në rastin e pandemisë kërkohet të bëhet një proces për ç’ndotjen e ambientit me anë të veprimit kimik dhe konkretisht përdorim dy solucione, ujë me sapun dhe hipokloriti. Ne kemi filluar me dezinfektimin e rrugëve dhe në pjesën e asfaltit ai ka qëndrueshmëri të madhe’, tha Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Drejtoria Detare urdhër porteve: Jahtet dhe kroçerat lejojini vetëm për naftë dhe ushqime
Previous article KORONAVIRUSI/ Gjysma e popullsisë së botës e mbyllur në shtëpi, më shumë se 500 mijë njerëz të infektuar në Evropë

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT