• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Australia fillon provat e vaksinës COVID-19 të kafshët
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Australia fillon provat e vaksinës COVID-19 të kafshët

2 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit (CSIRO) ka njoftuar se ka filluar provat në kafshë për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e CSIRO-s, që është agjencia kombëtare e shkencës në Australi, thuhet se shkencëtarët kanë filluar fazën e parë të testimit për vaksinat e mundshme.

“Ne kemi filluar studimet para-klinike për dy kandidatë për vaksina”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se testimi pritet të zgjasë tre muaj.

Në deklaratë thuhet se procesi është duke u zhvilluar në objektin e biosigurimit të lartë të CSIRO-s në Geelong, Victoria.

Veprimi vjen pasi vendi raportoi sot mbi 5.100 raste të konfirmuara me koronavirus dhe gjithsej 24 raste të vdekjeve.

Në deklaratë thuhet se CSIRO ka krijuar modelin e saj biologjik në muajin shkurt, por studiuesit kanë studiuar koronavirusin që nga janari.

“Është hera e parë në botë që konfirmohet se kafshët reagojnë ndaj sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS)-CoV-2 që është virusi që shkakton COVID-19. Studiuesit kanë përparuar shpejt në studimin e rrjedhës së infeksionit te kafshët, një hap i rëndësishëm për të kuptuar nëse një vaksinë do të funksionojë”, thuhet në deklaratë.

Trevor Drew, i cili udhëheq studimet, tha se koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, përfshirë ftohjen e zakonshme, infeksionet gastrointestinale dhe sëmundjet si SARS dhe sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).

“Ato gjenden në një gamë të gjerë të kafshëve-bartëse të ndryshme, përfshirë zogj dhe zvarranikë, ndërsa shumica janë specifik për një bartës të veçantë. Por, herë pas here, këto viruse mund të kalojnë në bartës tjetër, si në këtë rast. Koronaviruset marrin emrin e tyre nga pamja e tyre”, tha Drew në një prononcim për CSIRO.

Ai thotë se viruset dukeshin sikur ato të ishin të mbuluara me struktura të theksuara që i rrethojnë, si një koronë apo kurorë, kur shikohen në mikroskop.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA HOQI DORË NGA 50% E PAGAVE/ Myslym Murrizi: S'jam fare dakord, për lekët e mia vendos vetë
Previous article EURO BIE NDJESHËM EDHE GJATË DITËS SË SOTME/ Ja në çfarë shifre ka shkuar. Kursi i këmbimit drejt...

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT