Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë me shqiptarët.
Përmes një statusi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se 5 pacientë janë shëruar nga koronavirusi dhe kanë lënë sot spitalin Infektiv.
Kujtojmë që deri tani në Shqipëri janë shëruar 76 pacientë, ndërsa në total numri i të prekurve me Covid-19 është 277.
Statusi i plotë:
5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19
Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19


