• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Vijon shpërndarja e ndihmave në çdo shtëpi, Veliaj pranë familjeve në Çekrezë dhe Morinë
Home
Sociale

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Vijon shpërndarja e ndihmave në çdo shtëpi, Veliaj pranë familjeve në Çekrezë dhe Morinë

2 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Edhe në fshatrat më të largëta të Tiranës, si Çekreza dhe Morina në Njësinë Zall Herr, nuk po mungojnë, në këto ditë të vështira, ndihmat për familjet nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në familjet e Sabri Ruçit, Pjetër Zmalajt, Hyqmet Kodrës dhe Klodjan Jahjës, ku veç paketave të bollshme me ushqime, sot u dha edhe lajmin e mirë të rindërtimit shumë shpejt të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Edhe me shtëpinë do të fillojmë shumë shpejt. Na vonoi pak hyri pak epidemia, sepse ishim duke mbaruar me dosjet e tërmetit. Megjithatë, nuk do lëmë gjë mangët, do bëjmë edhe dosjet e do e mundim këtë flamë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo nismë do të gjenerojë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.

Teksa apeloi banorëve që të qëndrojnë brenda banesave të tyre gjer në kapërcimin e kësaj situate, ai theksoi se falë masave të marra në kohë nga qeveria, situata është nën kontroll. “Epidemia po vihet nën kontroll. Qeveria vërtet është bërë pak e rreptë, por masat janë të drejta. Eshtë më mirë me qenë pak i rreptë në fillim, për t’i mbajtur njerëzit nëpër banesa, sesa të infektohen të gjithë”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se ndihmat nuk do të mungojnë te askush që është në nevojë.

“Më shumë ankohen ata që as nuk u është prishur shtëpia, as nuk kanë ndonjë vuatje, e janë shumë herë më kurajozë, më pozitivë, më mirënjohës ata që edhe u është prishur shtëpia, edhe po kalojnë këtë epidemi, të cilët gjejnë forcë për të ecur përpara”, tha ai.

Banorët i shprehën mirënjohjen kreut të Bashkisë, për vëmendjen që kanë treguar institucionet në këto çaste të vështira, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë. Në njësinë administrative Zall Herr janë 154 familje që marrin ndihmë ekonomike dhe në këtë situatë janë mbështetur edhe me ndihma ushqimore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON SE Ç'DO TË NDODHË ME SERIE A/ Gravina: Juventus nuk e do titullin në tavolinë
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Gattuso nuk arrin Icardin, gjen menjëherë zëvendësuesin e tij në merkato

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT