“Kam rilindur për së dyti” thotë Kastrioti 66-vjeçari nga Fieri i cili sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektikivit i shëruar nga COVID-19.
Kastrioti vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit
Në mesazhin e tij 66 vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, dhe falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.”