Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi vjedhjen në një shkollë 9-vjeçare në Durrës duke vënë në pranga tre të rinj nga Shënvlashi. Ata dyshohet të jenë autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020. Kjo periudhë përkon me kohën kur Shqipëria është vendosur në karantinë dhe në masa të rrepta kufizuese për parandalimin e COVID-19.
Të arrestuarit janë dy 17-vjeçare dhe një 15 vjeç: M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, “por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë”.
Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:
– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;
– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;
-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMË.
– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.
Makina e vjedhur gjate muajit mars
/Shqiptarja.com



