• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA E ARRITI PIKUN”/ Silva Bino: Do kishim më shumë viktima nëse s’do…
Home
Sociale

“SHQIPËRIA E ARRITI PIKUN”/ Silva Bino: Do kishim më shumë viktima nëse s’do…

1 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino në një intervistë për Report Tv u shpreh se Shqipëria e arriti pikun e të prekurve nga koronavirusi

Intervista e plotë e Silva Binos
Pavarësisht shifrave që kanë dalë sot në orën 11:00, po pasdite çfarë mund të themi lidhur me situatë?
Unë dua të flas në emër të ISHP-së me shifra, rreth orës 21:00 ne përfundojmë të gjitha testimet, por nuk mund të japë të dhëna, por numri i të shëruarve po rritet vazhdimisht. Kemi edhe gjatë ritestimeve do të kemi të shëruar të rinj.

Si paraqitet gjendja e të shtruarve?
Kemi disa persona në kujdes intensive, 4 janë në gjendje kritike, të shpresojmë që do të ketë përmirësime.

Çfarë mund të themi për situatën?
Karantinimi është masë shumë e mirë, ka luajtur një rol tepër pozitiv. Natyrisht e kombinuar edhe me gjurmimin e cdo rasti. Ne shikojmë që kemi një situatë e cila mbetet e kënaqshme për momentin pavarësisht për numrin e prekjeve këtë moment, shpesh herë nuk mund ti parandalosh 100%. Numri i vdekjeve do të ishte shumë më i madh nëse nuk do të kishim marrë këto masa.

Sa i përket ecurisë, kur mund të arrihet pika dhe çfarë faze jemi?
Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe të cilëve që kërkojnë kujdes.

Drejt normalizimit kur mund të shkojmë?
Ky është një infeksion i ri për të cilat popullatat janë naive, jo të mbrojtura, duhet të ndërtohet imuniteti i popullatës. Rëndësia e karantinës nuk e krijon këtë imunitet menjëherë. Gradualisht duke e hapur dhe marrë masa të tjera do të ndërtojmë imunitetin e popullatës. Duhet të jemi të durueshëm në gjithçka. Kjo është elementi më i rëndësishëm i kësaj pandemie.

Mund të ketë mbërritur më herët koronavirusi në Shqipëri?
Nuk mund ta themi, kemi pasur një epidemi gripi që e kemi vërtetuar me monstrat dhe të gjithë elementët, ashtu si Italia dhe e gjithë Europa. Hipotezat qw janë hedhur janw nga njerëz që nuk e njohin këtë punë. Testimi flet për qarkullimin e dendur të gripit. Gjithsesi mund të themi që sëmundja mund të ketë filluar pas fillimit intensiv në Itali, por jo deri në fillim të javës së parë të marsit.

Ndalemi te infektimi i mjekut Kraja, si është gjendja e tij?
Media të mos merret me emra të përveçëm pasi rëndon familjet tyre. Profesor Kraja gjendjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Vaksinat gjatë viteve ’80-90 mund të na kenë mbrojtur?
Janë hipoteza, që për momentin nuk kanë lidhje. Ne duhet të zbatojmë masat mbrojtëse të distancimit social. Nuk mund t’ia faturojmë një sistemi të hipotetizuar imunitar. Të zbatojmë masat dhe të mos mbështetemi në hipoteza.

Të shëruarit kanë shfaqur simptoma të tjera?
Kanë pasur që kanë pasur shenjat e sëmundjes. Ata janë të shëruar aktualisht dhe shërimi lidhet edhe me negativizimin.

Një mesazh për ata që nuk i marrin seriozisht masat?
Të zbatojnë masat se mbrojnë jo vetëm mbrojtjen e tyre por të gjithë familjen dhe popullin. Thyerja e karantinës nuk është sfidë për qeverinë por për individin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË DITË PASI IA KËRKOI/ Serbia lejon kamionët me mallra nga Kosova, Rama: Gjest për tu përshendetur
Previous article E PAPRITUR/ Specialistja e Institutit të Shëndetit: Mendohet se koronavirusi do të ketë edhe një...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT