Kjo grua nga Belgjika pasi ishte pranuar në spital, gjendja shëndetësore vetëm sa i ishte përkeqësuar.
“Zonjë, do të vendosim në respirator, do t’iu ndihmojë të merrni frymë më lirshëm dhe mushkëritë do ta kenë më lehtë të funksionojnë”, i kishin thënë mjekët.
Por, Hojlaerts nuk kishte dashur të dëgjojë për këtë, duke refuzuar kategorikisht.
“Nuk e dua, ruajeni për dikë që është më i ri në moshë, kam pasur jetë të mirë”, i është përgjigjur ajo mjekëve që mbetën të habitur me vendimin e saj.
Dy ditë më vonë ajo ndërroi jetë në spital, kurse historia e saj është bërë kryelajm i mediave belge.
“Nuk kam mundur të përshëndetem me të. Nuk kam mundur as ta shohë e dëgjojë. Tani nuk po mund të shkojë as në varrimin e saj”, ka deklaruar vajza e saj Judith.


