Kryeministri Edi Rama qetëson të gjithë shqiptarët që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja” shkruan Rama.


