Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 personave në Belgjikë, një prag i kaluar sot, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore. Numri i të infektuarve eshte 12 000 raste të konfirmuara që prej fillimit të pandemisë.
Sot, janë numëruar 513 të vdekur, rreth 160 më shumë gjatë fundjavës dhe 11 899 raste me COVID-19 janë konfirmuar nga testet laboratorike në këtë vend me 11,4 milionë banorë”, theksoi i njëjti burim në një conference shtypi.
“Rritja e numrit të të shtruarve, 4 524 në total dhe pranimi në përkujdes intensive 927 si pasojë e coronavirusit është ngadalësuar këto 24 orët e fundit”, theksoi zëdhënësi i autoriteteve për këtë pandemi