Veterani i të majtës greke dhe luftëtari i rezistencës antinaziste dhe fashiste Manolis Glezos ka humbur jetën në moshën 98-vjecare.
Glezos është i njohur më së miri për rrëzimin e flamurit nazist nga Akropoli në 1941 pasi forcat okupuese gjermane pushtuan Athinën.
Glezos ishte aktiv në politike deri në frymën e fundit, duke bërë fushatë të ashpër kundër masave shtrënguese të imponuara Greqisë gjatë krizës së saj financiare.
Në qershor 2012, ai u zgjodh si deputet me të majtën SYRIZA, ndërsa dy vite më vonë fitoi një vend në Parlamentin Evropian. Në moshën 91 vjeç, ai ishte edhe personi më i vjetër i zgjedhur në Parlamentin Evropian në ato zgjedhje.


