Sipas MeteoAlb:Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke rrezikuar herë pas-here reshje afatshkurtra dhe të izoluara. POR pjesa e dytë e ditës sjellë më shumë kthjellime në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C mëngjesi deri në 20°C mesdita.
Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Moti – E hënë, 30 Mars 2020
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi jonë MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pas mesditës vranësirat shtohen fillimish në jug dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.