• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASKA, DOREZA DERI TEK KAROCAT E MARKETEVE DHE LARJA…/ Rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni pazar
Home
Sociale

MASKA, DOREZA DERI TEK KAROCAT E MARKETEVE DHE LARJA…/ Rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni pazar

28 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni për të shmangur infektimin? Çfarë duhet të dezinfektoni dhe çfarë jo? Si të përdorni karrocat në kohën Covid-19? Blerjet në supermarket nuk mund të jenë kurrë më stresuese se sot. Dritare.net ju sjell një manual të vogël të dobishëm, si të bëni pazar më mënyrë të sigurt në supermarket.

1- Përdorni doreza dhe maska.

Gjëja me të vërtetë e rëndësishme është të mbani distancën e sigurisë nga klientët e tjerë për të paktën një metër dhe të mos prekni kurrë gojën, hundën ose sytë tuaj ndërsa lëvizni midis rafteve.

Dhjetë rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni

2- Hiqni këpucët dhe lani duart!

Është thelbësore, kur të ktheheni në shtëpi të lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun para se të vendosni ushqimet në raftet e duhura. Hiqi edhe këpucët para se të hyni në shtëpi, i lini jashtë.

3- Si të përdorni karrocat dhe shportat?

Sipas një studimi të botuar në gazetën, New York Times, doreza e karrocës përmban më shumë baktere sesa shumica e tualeteve publike. Për këtë arsye, rekomandohet pastrimi i dorezës së saj para se të bëni pazar. Bëni mirë t’i lani duart kur ktheheni në shtëpi, ose dezinfektojini me alkool pasi dilni nga supermarketi.

Dhjetë rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni

4- Lani frutat dhe perimet kur të veni në shtëpi!

Mollët ose perimet, ose ushqimet e tjera në market mund të jenë prekur nga shumë njerëz të tjerë që nuk kishin vënë doreza apo maskë. Bëni mirë që t’i lani kur të shkoni në shtëpi. Për t’i larë sa më mirë futini në një enë me ujë dhe pak sodë buke, shkruan dritare.net

5. Nuk ka nevojë të dezinfektoni pastruesit dhe shishet

Ne nuk kemi pse të shqetësohemi për dezinfektimin e pastrueseve apo shishet e qumështit kur ktheheni në shtëpi. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të mbrojtur veten kur jemi në supermarket, është, të qëndrojmë larg të tjerëve dhe të mos flasim me askënd.

Dhjetë rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni

6. Mos harroni listën e blerjeve!

Është shumë e rëndësishme ta bëni atë përpara se të dilni jashtë. Shërben për të mos humbur kohë dhe për të qenë të shpejtë.

7. Ju duhet të jeni fleksibël dhe të mendoni për alternativat!

Nëse nuk ka mish që kemi kërkuar, mund të marrim një lloj tjetër ushqimi me proteina shtazore. Duhet të jesh elastik. Kjo gjithashtu vlen për produktet shtëpiake për të cilat jemi mësuar. Fleksibiliteti dhe përshtatja do të jenë aleatët tanë më të mirë.

Dhjetë rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni

8. Dilni për të bërë pazar një herë në javë!

9. Bankomati, karta krediti dhe telefoni: çfarë duhet të dezinfektoni?
Nëse keni mundësi, më mirë paguani me një kartë pa kontakt, e cila është e mjaftueshme për t’iu qasur pozitës së arkëtarit pa e prekur edhe atë. Pas kësaj, nuk keni nevojë ta dezinfektoni kur të ktheheni në shtëpi. Ndërsa është e rëndësishme të dezinfektojmë telefonin nëse e nxorëm jashtë çantës apo xhepit, informon dritare.net

10. Mirësia, nuk është kurrë e tepërt!

Të gjithë jemi nën stres dhe me ose pa një maskë, një buzëqeshje ndaj një të huaji mund të jetë një mesazh solidariteti. Mbi të gjitha, duhet t’u buzëqeshim dhe ndoshta t’i falënderojmë dhe nëpunësit që takojmë në arkë. Ata po punojnë për ne, duke e ekspozuar veten në një rrezik jashtëzakonisht më të lartë të infektimit sesa ne, që dolëm vetëm për të bërë pazar. Falënderimi nuk do ta ndryshojë jetën e tyre, por ndoshta kjo do t’i kënaqë për një moment dhe t’i bëjë të kuptojnë se ne e dimë sesa i çmuar është shërbimi i tyre./ dritare.net

Dhjetë rregulla për t’u ndjerë të sigurt kur bëni

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon rreth 3.500 numri i të infektuarve me Covid-19 në Izrael
Previous article KORONAVIRUSI/ Analiza e 12 ekspertëve të njohur botërorë, që vënë në dyshim panikun lidhur me COVID-19

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT