• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ajri pastrohet në Romë, Paris dhe Madrid teksa miliona njerëz qëndrojnë në shtëpi (FOTO)
Home
Nderkombetare

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ajri pastrohet në Romë, Paris dhe Madrid teksa miliona njerëz qëndrojnë në shtëpi (FOTO)

28 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndotja e ajrit në disa prej qyteteve kryesore të Europës ka rënë në mënyrë drastike që kur qeveria ka urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur koronavirusin.

Të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P tregojnë një rënie sinjifikative të përqëndrimit të dioksidit të nitrogjenit NO2  në Romë, Madrid, e Paris. Imazhet e mëposhtme tregojnë përqëndrimet mesatare nga 14 marsi në 25 mars, krahasuar me përqëndrimet mesatare nga viti i kaluar.

Sateliti Copernicus tregoi para dy javësh një rënie në ndotjen e ajrit në veri të Italisë, rajonin e parë në Europë që mori masat izoluese në masë për qytetarët e saj të cilat përfshinin kufizimet në transport dhe aktivitetin industrial.

Ndërkohë disa prej agjensive hapësinore si ESA dhe NASA  në ShBA janë detyruar të ndërprejnë disa prej misioneve të tyre si rezultat i përhapjes së koronavirusit, por gjer tani nuk ka ndikuar në aftësinë e tyre të mbledhjes së të dhënave klimaterike nga satelitët.

ESA Agjensia Europiane e Hapësirës (European Space Agency) po monitoron nga afër qytete në Hollandë dhe Angli. Të dhënat ditore për dioksidin e nitrogjenit përmbajnë luhatje të shumta në ditë e për këtë arsye shkencëtarët po përdorin mesataret në 10 ditë për të marrë rezultate më të besueshme.

“Vëndet veriperëndimore i adoptuan masat kufizuese më vonë se rajonet jugore, kështu që matjet e ndryshimeve të ndotjes për këto vende do paraqiten pakëz më vonë”, shprehet ESA

Shkencëtarët nga Instituti Metereologjik Mbretëror i Hollandës (KNMI ose Royal Netherlands Meteorological Institute) do të përdorin të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P për të dalë në të dhëna më të sakta mbi rënien e nivelit të ndotjes dhe influencën që masat izoluese kanë pasur. “Modele kompleksë me shumë variabla nevojiten për të dhënë një pamje më të mirë të ndotjes. Ndonëse studimi ka nisur do të nevojitet kohë për t’u mbaruar” shprehet Henk Eskes kërkues i KNMI-së.

Burimi: Bloomberg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pesë anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar me COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Pandemia e COVID-19 shënon 602,166 të infektuar dhe 27,468 viktima në të gjithë botën

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT