• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Sali Berisha flet nga karantina: Ja si po i kaloj ditët, s’dal as te pragu i shtëpisë nga frika
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Sali Berisha flet nga karantina: Ja si po i kaloj ditët, s’dal as te pragu i shtëpisë nga frika

27 March, 2020 Delo.autor Politikë

Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si po i kalon ditët i izoluar në banesën e tij. Ai është shprehur se bën aktivitet fizik gjatë ditës dhe lexon.

Ndërkohë Berisha iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat, pasi shprehet se me këtë virus nuk duhet bërë asnjë neglizhim.

“Absolutisht unë përpiqem të bëj atë jetën time të përditshme pa ndonjë ndryshim të veçantë.

Bëj atë aktivitetin fizik dhe lexoj tërë ditën. Apeli im është ky, të ndërgjegjësohemi çdo ditë, sepse jemi në një mision të mbrojtjes së vetes tonë, të familjes, të shoqërisë.

Me këtë sëmundje nuk mund të bëhet asnjë neglizhim. Kjo është thirrja ime për qytetarët.

Sikundër i përcjell një mesazh mjekëve tanë, t’u shpreh nderimin dhe mirënjohjen.

Shoh mospërfshirjen e mjekut të shtëpisë në këtë proces”, u shpreh Berisha.

Vetëm se harroi të përmend, se gjithashtu duke ndenjur ne shtepi, perhap panik nepermjet “qytetarit digital”, cka ka bere qe ti vene edhe pseudonimin “Doktor Vdekja”.

“E respektojkarantinen me bindjen më të thellë. Duhet të japim secili prej nesh ndihmesën tonë për ta mposhtur.

Kjo është një porosi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sa për të ngujuarin e Surrelit nuk dilja as te pragu i derës.

Kjo është një porosi e prerë e OBSH, institucioni suprem shëndetësor në botë. Nuk kam frikë, realisht”, vijoi Berisha.

Berisha shprehet se kjo është pandemia më e rëndë me të cilën po përballet Shqipëria dhe vendet e botës.

“Kurrë ndonjëherë. Jo vetëm unë, por asnjë njeri sot nuk ka patur një eksperiencë. Epidemi si kjo nuk ka parë bota. Gripi i Hong-Hongut nuk ka qenë i kësaj virulence. Nuk ka patur kurrë këtë agresivitet.

Gjatë kohës që unë kam qenë mjek kanë qenë epidemi periodike të gripit, ka patur momente fruthi, ka patur kolerë, ka patur probleme tek neonatët në vitin 1970 që mori mbi 200 e ca foshnje dhe që u mbajt e fshehtë, ka patur në zona të caktuara epidemi të verdhëzës, por në kuadër pandemie si kjo nuk ka patur kurrë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË HËNËN NIS TAKIMET ME PARTITË POLITIKE"/ Thaçi: Do të mundohemi t’i evitojmë zgjedhjet
Previous article "MBËSHTETJA DHE MIRËNJOHJA NDAJ MJEKËVE"/ Kalo: shtysë për t’ia dalë mbanë në këtë betejë

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT