• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Gjermania para një recesioni nga COVID-19? Çfarë mendojnë ekonomistët
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Gjermania para një recesioni nga COVID-19? Çfarë mendojnë ekonomistët

26 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Që kriza Corona do të shkaktojë një rënie të fuqishme të rendimentit ekonomik, këtë e ka kushdo të qartë. Por sa i fuqishëm do të jetë recesioni? Dhe a mund të ndihmojnë bonot Corona?

Shefi i ri i këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik parashikon një recesion të rëndë sivjet, por jo rënie me më shumë se dhjetë përqind. Kështu u shpreh Lars Feld të martën (24.03) pas konsultimeve me kryeekonomistët dhe ministrin e Ekonomisë, Peter Altmaier. Instituti i Mynihut, Ifo ka përllogaritur skenarë me humbje deri në minus 20 përqind për vitin 2020. Por, sipas ekspertit Feld një rënie me më shumë se dhjetë përqind është mjaft pesimiste. Lars Feld nga Freiburgu është shef i të ashtuquajturit këshilli i „kokave të ekonomisë”, që këshillon qeverinë.

Feld deklaroi se këshilli do të bëjë një ekzaminim të posaçëm për pasojat e krizës Corona. Altmaier pas video-konferencës tha, se humbjet ekonomike parashikohet të jenë më të mëdha se gjatë krizës financiare në vitin 2009. Atëherë ekonomia gjermane ra me 5,7 përqind. Qeveria me një paketë ndihme prej miliardash ka hedhur hapin e parë për zbutjen e pasojave ekonomike. Por duhet të ndërmerren edhe masa të tjera, që ta nxjerrin Gjermaninë nga kriza.

Synohet që të mos humbasë nga fokusi një hop i ri pas krizës Corona dhe që të nxiten forcat e zhvillimit ekonomik, kur të ulet numri i infeksioneve dhe kufizimet në  jetën publike mund të shfuqizohen. Shefi i „kokave të ekonomisë”, Feld, tha, se pas „zbehjes” së masave për mbrojtjen e shëndetit nevojiten „shkëndija” në drejtim të tatimeve. Shumë gjëra do të varen, se sa shpejt Gjermania do të dalë nga kriza ekonomike dhe nëse më 2021 do të mund të ketë një hop të shpejtë si pas krizës financiare.

Altmaier kundër bonove Corona

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmeier më parë i refuzoi prerazi borxhet e përbashkëta të vendeve të Euros për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë Corona. „Ne jemi të gjithë të vendosur, ta pengojmë me gjithçka është e mundur një krizë të re borxhesh në Europë “, i tha ai gazetës Handelsblatt. “Por këshilloj për kujdes, nëse prezantohen gjoja koncepte të reja, gjeniale, të cilat shpesh janë përsëritje e koncepteve të refuzuara kohë më parë.” Për zbutjen e pasojave ekonomike nga përhapja e virusit Sars-CoV-2 në nivel të BE-së po diskutohet për të ashtuquajturat bono Corona. Këto janë kredi të përbashkëta të dhëna nga institucionet e BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen të premten e kaluar (20.03) u shpreh e hapur për të tilla bono. Altmaier në të kundërt e konsideron të rëndësishme, që të forcohet aftësia e konkurrencës në Europë. “Inovacioni është më i rëndësishëm se subvecioni, dhe pikërisht për këtë ne do të vendosim piketat”, i tha ai gazetës Handelsblatt. Qeveria gjermane vazhdimisht në të shkuarën ka qenë kundër të tilla kredive duke argumentuar, se prej tyre krijohet kolektivizimi i borxheve dhe riskut./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ekspertët e OBSH: Roli që ka maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Kur dhe cilat duhen përdorur
Previous article KORONAVIRUSI/ Meta: Qeveria ka marrë masat e duhura për të përballuar situatën

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT