• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET E TRISHTA/ E moshuara e vetmuar në spital që DUHET të na bëjë të gjithëve të ndërgjegjësohemi (VIDEO)
Home
Sociale

PAMJET E TRISHTA/ E moshuara e vetmuar në spital që DUHET të na bëjë të gjithëve të ndërgjegjësohemi (VIDEO)

25 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E vetme duke u futur në derën e spitalit, me shpresën dhe lutjet për t’ia hedhur, e për të dalë shëndoshë e mirë. Ecën me këmbët e saj, megjithatë hapat e avashtë tregojnë vitet që mban mbi supe. Kjo është pamja e trishtë sot në mëngjes nga Spitali Infektiv në Tiranë. Një e moshuar që mbërriti me ambulancën e spitalit të Kavajës, e dyshuar se mund të jetë prekur nga COVID-19, që rrezikon më shumë, pikërisht ata, të moshuarit.

Një pamje që të këput shpirtin. Mund të jetë gjyshja e secilit prej nesh. Por aty është krejt e vetme. Duke ecur me këmbët e saj, teksa çdo hap i hedhur shfaq rrugëtimin e vështirë në përballjen me këtë sëmundje, që të gjithë bashkarish lutemi të jetë me sa më pak pasoja.

Sytë e gjithë shqiptarëve sot duhet të jenë nga kjo gjyshe. Ashtu, te vetme, do të përballen edhe gjyshet tona nëse nuk kujdesemi, nëse nuk qëndrojmë në shtëpi, nëse nuk respektojmë distancat kur dalim, nëse nuk rrimë me maska e doreza kur punojmë, nëse… Rregullat janë të shumta dhe gjithsecili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësinë shoqërore, që pamje të tilla, të mos i shohim përditë në ekranet shqiptare. Me shpresën dhe urimin që t’i shohim të gjithë të sëmurët të dalin shëndoshë e mirë me këmbët e tyre, Shqiptarja.com i bashkohet apelit dhe thirrjes të autoriteteve, të bluzave të bardha që janë në frontin e parë të luftës: Qëndroni në shtëpi, ruani veten, familjen, gjyshërit tuaj dhe gjithë shoqërinë. Nëse bëhemi të gjithë bashkë në këtë betejë, Shqipëria do t’ia dalë. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ArtEpidemia PREK SHQIPËRINË"/ Video për të mos u humbur: Arti na mban të bashkuar!
Previous article KORONAVIRUSI/ Presidenti Bolsonaro i nxit brazilianët të rikthehen në punë: Covid-19 një fantazi dhe grip i vogël

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT