Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që paraditen e kësaj të mërkure të dilte personalisht në disa zona tregtare të Tiranës, ku u ka kërkuar qytetarëve që ka takuar atje të mos dalin nga shtëpitë.
Sipas tij, problem vijon të mbeten pensionistët që dalin duke rritur riskun që u kanoset më shumë kësaj grupmoshe.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nga ana tjetër ka një kërkese për kreun e qeverisë shqiptare, që ai të shkojë e të takojë, t’u japë kurajo mjekëve dhe infermierëvë në spitalin Infektiv, në vijën e parë të zjarrit me koronavirusin.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan:
Edi shko te infektivi, mbeshteti heronjte dhe ne se trembesh shkojme bashke!
Edi Rama u thoshte shqiptareve :
“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!
Ndersa po vete Edi Rama del me nje tufe sejmenesh rreth e perqark dhe sigurisht edhe me nje qe do ta filmoje çfaqjen e tij.


