• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët përfshihen në debatin global: Me çfarë ilaçesh mposhtet Covid-19?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët përfshihen në debatin global: Me çfarë ilaçesh mposhtet Covid-19?

25 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi ka bërë që shumë shkencëtarë të përfshihen në një debat të nxehtë global për sa u përket medikamenteve. Ky diskutim vjen pasi disa prej tyre mendojnë se medikamentet që përdorin personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ndihmojnë koronavirusin të lidhet me traktet e poshtme të frymëmarrjes të një personi të infektuar.

Kjo hipotezë është ngritur nga shkencëtari James H. Diaz, i cili ka botuar një informacion të plotë në lidhje me enzimat e medikamenteve receptorëve të angiotenzinës me virusin e ri. Kjo ide e shkencëtarit është kritikuar shumë nga organizata të ndryshme jo fitimprurëse për zemrën, të cilat thonë se nuk ka prova shkencore për të mbështetur idenë e tij.

Diaz gjithashtu nuk sugjeron që njerëzit të ndalojnë marrjen e ilaçeve të tyre, por ka thënë se duhet të bëhen më shumë hulumtime për të përcaktuar të vërtetën.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit më të rrezikuar nga koronavirusi i ri, janë ata persona që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Një shkencëtar kinez nga Wuhani, ku mendohet se nisi fillimisht shpërthimi, zbuloi se pjesa më e madhe e personave që kishin ndërruar jetë vuanin nga sëmundje të tjera. Më vonë rezultoi se 7.3 për qind e vdekjeve që u shkaktuan nga koronavirusi ishin të sëmurë me diabet, 6.3 për qind ishin me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe 6 për qind ishin të sëmurë me hipertension.

“Frenuesit e enzimës konvertues të angiotenzinës (ACEI) dhe bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës (ARB) janë ilaçe të rekomanduara për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, përfshirë goditjet në zemër, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet kronike të veshkave. Shumë prej tyre që kanë këto sëmundje janë të moshuarit, të cilët konsumojnë për ditë këto ilaçe,” tha Diaz në një deklaratë.

Në studimin e tij fillestar, Diaz tregoi se shikon në mënyrën sesi SARS beta koronaviruset, e cila përfshin edhe COVID-19 lidhet me receptorët në frymëmarrjen e poshtme, konkretisht me enzimën konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), e cila është një enzimë e bashkangjitur në sipërfaqen e qelizave në mushkëri, zemër, veshkë, zorrë dhe arterie.

Sipas tij ACE frenuesit mund të rrisin numrin e receptorëve ACE2 në qarkullimin kardiopulmonar, domethënë njerëzit që marrin këto medikamente, mund të kenë më shumë nga këta receptorë në mushkëritë e tyre të cilat lidhen më shpejt me koronavirusin e ri. Diaz thotë se kjo mund t’i bëjë ata më të rrezikuar nga infeksioni i rëndë.
Përpara se studimi të botohej, Shoqëria Europiane e Kardiologjisë dhe e Këshillit për Hipertensionit lëshoi një deklaratë që njerëzit të mos ndalojnë të marrin medikamentet e tyre.

“Për shkak të informacioneve që mund të marrin në rrjete sociale, pacientët mund të ndalojnë së marri ilaçet e tyre të domosdoshme duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Ky spekulim në lidhje me trajtimin nuk ka një bazë të fortë shkencore ose prova për ta mbështetur atë. Në të vërtetë, ka prova nga studimet tek kafshët që tregojnë se këto ilaçe mund të jenë mjaft mbrojtëse kundër komplikime serioze të mushkërive në pacientët me infeksion COVID-19, por deri më tani nuk ka të dhëna tek njerëzit,” deklaruan ekspertët e shoqatës.

Bryan Williams, një ekspert i Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë dhe e Këshillit për Hipertensionit tha se nuk ka absolutisht asnjë provë që medikamentet rrisin rrezikun e infeksionit COVID-19. Sipas tij shqetësimi më i madh është histeria që po nxitet në rrjete sociale nga këto lloj artikujsh dhe studimesh, që mund të inkurajojnë njerëzit të mos përdorin ilaçet e tyre dhe sipas Williams, kjo do të shkaktonte një dëm po aq të madh sa vetë virusi.

Ndërkohë Diaz thotë se nevojiten më shumë hulumtime për të hetuar lidhjen e mundshme midis COVID-19 dhe medikamenteve të përdorura./NewsWeek

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Presidenti Bolsonaro i nxit brazilianët të rikthehen në punë: Covid-19 një fantazi dhe grip i vogël
Previous article KORONAVIRUSI/ Moderatorja sportive shqiptare, ndihmon: Marr përsipër pazarin e nënave të pamundura... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT