• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PSE JANË TË RREZIKUAR SHQIPTARËT NGA COVID-19/ Ndotja dhe duhanpirja kanë rritur sëmundshmërinë e mushkërive
Home
Sociale

PSE JANË TË RREZIKUAR SHQIPTARËT NGA COVID-19/ Ndotja dhe duhanpirja kanë rritur sëmundshmërinë e mushkërive

25 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sëmundjet që prekin mushkëritë gjatë dekadës së ardhshme do të jenë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë për shkak të ndotjes ambientale dhe pirjes së duhanit parashikon një studim i fundit i Shoqatës Europiane të Sëmundjeve Respitarore (ERS).

Më së shumti përgjegjës për shkatërrimin e mushkërive janë sëmundjet Polmunare Obstruktive Kronike (SPOK). Në zonat me ndotje të lartë si Tirana dhe qytete të tjera të mëdha ka prevalencë më të lartë te sëmundshmërisë. Tani kur bota po përjeton emergjencën e krijuar nga virusi Covid që shkatërron pikërisht mushkëritë të sëmurët me SPOK janë më të rrezikuar. Pneomulogët pohojnë se ka një rritje të prevalencës se SPOK-ut në tre dekadat e fundit.

Luan Durmishi mjek pneumolog thotë se, SPOK favorizohet nga rritja e theksuar së ndotjes ambientale. Ai tha se të sëmurët nga ky çrregullim janë rritur edhe në Tiranë, pasi faktorët e ndotjes janë më të lartë. Ndotja e lartë dhe duhanpirja janë faktorëpërgjegjës për zbritjen e sëmundjes në moshat e reja. Vitet e fundit sëmundja ka zbritur edhe moshës 40 vjeç, teksa zakonisht është karakteristikë e moshës së tretë, sqaroi ai.

Studimet rreth Covid po tregojnë se, qytetet me ndotje të lartë kanë një prevalenvcë më të lartë humbjesh.

Javën e kaluar një analizë është cituar gjerësisht nga Shoqata italiane e Mjekësisë së Mjedisit (SIMA) dhe Universitetet e Bolonjës dhe Bari, sipas së cilës ndotja e ajrit në zonat urbane mund t’i vërë qytetarët në rrezik më të madh nga koronavirusi, pasi cilësia e dobët e ajrit shkakton hipertension, diabet dhe sëmundje të frymëmarrjes, të gjitha kushtet që lidhen me vdekshmërinë nga pandemia.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se në vitin 2016 në krahasim me vitin 2005 kishte prova të një rritje të shkallës së vdekshmërisë që i atribuohet sëmundjes ishemike të zemrës (rritje prej 19%), sëmundjes cerebrovaskulare (rritje prej 9.5%) dhe kancerit të mushkërive (18.8% rritje) . Për më tepër, në vitin 2016, në krahasim me 2005, u gjet rritje prej 21% të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe 10.9% rritje të sëmundjes pulmonare kronike obstruktive (SPOK).

SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga substanca të dëmshme nga tymi i cigares, apo ndotja e ajrit. Profesionet të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.

Burimet tregojnë se në spitalinSpitalin e Mushkerive “Shefqet Ndroqi” ne Sauk, çdo vit regjistrohen rreth 600 raste te reja me kancer ne mushëkri. Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentet dhe femrat dhe ndotjen e ajrit, mjeket paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerëzish./Monitor

Tabelaaa 768x354
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TA FALENDEROJMË TË GJITHË/ Kjo është gruaja që shpiku dizinfektantin e duarve
Previous article KORONAVIRUSI/ 422 mijë të prekur dhe rreth 19 mijë viktima në rang global

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT