Ata janë një nga çiftet më simpatike të estradës shqiptare.
Dashurinë që ndjenjë me njëri-tjetrin e shfaqin para të gjithë fansave të tyre.
Bëhet fjalë për dy këngëtarët e famshëm Vesa Luma e Big Bastën. Nga fryti i tyre i dashurisë ata u bënë prindër të një djali shumë të ëmbël Lianit.
Për bashkëshortin e saj, ajo do të bënte cdo gjë. Këngëtarja e famshme së fundmi ka provuar për herë të parë të gatuajë pite për Bastën.
Këtë e kishte bërë të ditur vetë Vesa përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.
Vesa kishte treguar se kjo është herë e parë që gatuan pa ndihmën e nënës dhe se këtë e bën për bashkëshortin e saj.
“Hajde te provojmë me bo pite pa asistencën e nanes”, “Pitja jem e pare. Qysh po ju doket si per here te pare”, “Mas 8 muje burri jem e ka meritu ni pite”, kishte shkruar Vesa./ express





