• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALBIN KURTI MBUSH SOT 45-VJEÇ/ Ditëlindje në kohën e Covid-19 dhe “luftës” politike
Home
Rajon

ALBIN KURTI MBUSH SOT 45-VJEÇ/ Ditëlindje në kohën e Covid-19 dhe “luftës” politike

24 March, 2020 Delo.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e tij të 45-të. Edhe pse ditëlindjen e pret në pozitën e shefit të ekzekutivit, çështja e epidemisë së Covid-19 dhe lufta politike nuk do t’i japë shumë mundësi për ta festuar siç duhet.

Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Ai iu bashkua kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001.

Më 23 prill 2003, Albin Kurti u diplomua në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.

Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë politik e bashkëthemeluan një iniciativë qytetare të quajtur Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në janar të vitit 2018 dhe fitoi.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Albin Kurti ishte kandidati që fitoi numrin më të madh të votave në vend.

Albi n Kurti ka botuar me qindra artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate. Albini është i martuar dhe ka një fëmijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 29 numri i të prekurve me Covid-19 në Malin e Zi
Previous article KORONAVIRUSI/ Shënohet viktima e pestë nga COVID-19 në Shqipëri. Humb jetën biznesmeni nga Puka

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT