Një 38-vjeçar nga Codogno, i cili është edhe pacienti i parë me COVID-19 në Itali ka dalë nga spitali “San Matteo” në Pacia. Pas një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, në 9 mars ai filloi të marrë frymë në mënyrë të pavarur.
“Kam qenë me fat, tani qëndroj në shtëpi. Pata shumë fat sepse u trajtova, por tani nuk mund të ketë mjekë për të shpëtuar jetën tuaj. Kështu që qëndroni në shtëpi. Ju mund të shëroheni nga kjo sëmundje, unë duhet të them faleminderit për mjekët që më lejuan të rikthehem në jetë. Tani kërkoj nga të gjitha mediat që të respektojnë privatësinë time dhe të familjes time. Ne duam që pak nga pak ta harrojmë këtë përvojë dhe të rikthehemi në normalitet.”


