• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Anti-COVID-19 gjendet në Irak? Mediat e Bagdatit: Gati për tre javë dhe falas
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Anti-COVID-19 gjendet në Irak? Mediat e Bagdatit: Gati për tre javë dhe falas

24 March, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Ndërsa e gjithë bota ka mbërthyer sytë e shpresën te mjekësia perëndimore për gjetjen e ilaçit anti-koronavirus, duket se bari “magjik” është gjetur aty ku askujt nuk i shkon mendja.

Mediat e Bagdatit e kanë lajm të parë e kryesor atë që pretendohet; pra pikërisht faktin se ilaçi që e mposht armikun e padukshëm të quajtur shkencërisht COVID-19, virusin që ka gjunjëzuar botën me në krye fuqitë e saj shkencore dhe ekonomike, është tashmë në “duart e tyre”.

Në Irak po njoftohet me të madhe se një ilaç që trajton virusin Corona do të jetë i disponueshëm, për mbi të gjitha falas, për të gjithë irakianët, brenda 3 javësh.

Fjala është për hydroxychloroquine-s si bazë, e cila ka rezultuar triumfal ndaj Corona-s famëkeqe, edhe pse jo krejt i panjohur, pasi është fjala për një medikament të suksesshëm kundër malarjes. Eshtë thënë e garantuar kjo në një deklaratë nga Pioneer Pharma Industries.

Në Irak, ekspertët farmaceutikë të cilët kanë punuar me javë të tëra në zhvillimin e trajtimit e këtij medikamenti, bazuar në hulumtimet më të fundit shkencore në botë, thonë se kanë arritur mundësinë e prodhimit që rezulton të përfundojë plotësisht simptomat e virusit Corona brenda 4 ditësh që nga nisja e trajtimit.

Kompania Pioneer theksoi se trajtimi do të jetë në dispozicion falas në dobi të Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sektorit të shëndetit në Irak.

Ajo shtoi se trajtimi, bazuar në hulumtime shkencore përfshin raporte mes hydroxychloroquine-s dhe atheromicina-s, duke bërë që prodhimi të nisë brenda pak ditësh pas përfundimit të eksperimenteve laboratorike.

Tashmë do të duhet të provohet në ditët që pasojnë nëse ajo çfarë pretendon mjekësia irakiane përbën vërtet “shpëtimin e botës” këto ditë ankthi global, ku pjesa më e zhvilluar e globit po shkon drejt kolapsit total.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Wuhani do të dalë nga izolimi më 8 prill
Previous article KORONAVIRUSI NË GJERMANI/ Një vaksinë antituberkulare për të luftuar Co Vid 19

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT