• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DOKUMENTI/ Çelja e negociatave, tym i bardhë në Bruksel për Shqipërinë
Home
Politikë

ZBARDHET DOKUMENTI/ Çelja e negociatave, tym i bardhë në Bruksel për Shqipërinë

23 March, 2020 F.autor Politikë

Pas kundërshtive të forta të Francës dhe Holandës vitin e shkuar, vjen “tym i bardhë” nga Brukseli për çeljen e negociatave mes BE-s, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të premten e shkuar ambasadorët e vendeve të BE në Bruksel finalizuan draft propozimin për Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE.

Gazetari i Topchannel Muhamed Veliu e ka siguruar draftin final që Këshilli do ta diskutojë ditën e nesërme.

Në këtë dokument propozimit pozitiv për Shqipërinë i bashkëlidhen edhe disa detyra shtëpie.

“Përballë progresit të arritur me reformat dhe plotësimi kushteve vendosur nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli duhet ti japë fuqi vendeve anëtare të marrin vendim për çeljen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë”.

Përpara konferencës ndërqeveritare Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR duke siguruar financim transparent të partive politike, të sigurojë vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë si dhe të marrë në konsideratë opinionet ndërkombëtare përfshi atë të komisionit të Venecias. Duhet të përfundojë ngritjen e strukturave të posaçme kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të luftojë azil kërkimin e shtetasve shqiptarë përfshi pranimin e të dëbuarve nga BE. Të kryejë amendimet e ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Duhet të demonstrojë progres në respektimin e ligjit të vitit 2017 për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve “. Thuhet në dokument.

Ndërkohë për sa i përket Maqedonisë së Veriut në këtë dokument nuk ka ndonjë kërkesë specifike dhe propozohet çelja e negociatave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ CR7 lë Juven në verë për të veshur fanelën e PSG-së
Previous article MESAZHI/ Balla: Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse Forcat e Armatosura Shqiptare dolën nga kazermat

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT